1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vit i zi për Bashkimin Evropian

Përçarjet, euroskepticizmi dhe dyshimet në vetvete karakterizuan këtë vit BE-në dhe vetëm konfrontimi me Rusinë arriti të sillte një unitet të ri.

Ishte një katastrofë politike e paralajmëruar. Pakënaqësia vlonte prej kohësh, dhe u shkarkua në zgjedhjet evropiane në maj. Thuajse kudo partitë euroskeptike apo populiste të djathta, kundër BE-së, u gëzuan për fitoret elektorale. Në Francë, Britaninë e Madhe dhe Danimarkë ata dolën madje fitues nga zgjedhjet. Programi i tyre: më pak Europë, më shumë komb. Front National në Francë dëshiron të largohet nga Bashkimi Monetar dhe të rivendosë frangën, partia britanike e Pavarësisë (UKIP) dëshiron madje që ta nxjerrë vendin nga BE. E përbashkëta e të gjithëve është se ata duan më pak emigrantë. Madje edhe brenda BE do të kufizohej liria e lëvizjes, po të varej nga këto parti.

Zëdhënës të të zhgënjyerve

Edhe pse euroskeptikët shpesh kanë vështirësi që të gjejnë një linjë të përbashkët, sepse kanë dështuar në krijimin e një grupi të madh parlamentar, tani ata janë në gjendje të përcaktojnë agjendën. Tema e emigrimit për shembull e ndan BE në vitin 2014 më shumë se kurrë. Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Papa u bëjnë thirrje europianëve, që të pranojnë më shumë refugjatë nga rajonet e luftës në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Por ndjenja e përgjithshme është se "anija është plot" dhe ajo ndizet edhe nga populistët e djathtë. Ata janë edhe zëdhënës të atyre, që e konsiderojnë BE një grumbull burokratësh, të cilët gjoja nuk interesohen për shqetësimet e qytetarëve. Janis Emmanouilidis, nga instituti studimor i Brukselit European Policy Centre, beson se "kriza e euros është një faktor kyç, së paku një katalizator për ndjenjën, se BE është shumë larg dhe nga ana tjetër ndërhyn shumë."

Dalja e Britanisë nga BE e mundshme

Në asnjë vend të BE në 2014 nuk ka qenë më e dukshme kjo pakënaqësi se sa në Britaninë e Madhe. Kryeministri konservator David Cameron është bërë një i varur nga UKIP. Ai kërkon nga BE reforma dhe gjithnjë e më shumë kompetenca për secilin shtet, përndryshe ai nuk mund të garantojë që britanikët do të votojnë në një referendum për vazhdimin e anëtarësisë. Ndërkohë dalja e Britanisë është e mundur. Nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar në shtator shpëtoi për pak nga shpërbërja. Skocezët votuan me 55 me 45 përqind kundër pavarësisë. Gjithsesi rezultati ishte mjaft i qartë, për të ulur euforinë e separatistëve të tjerë në Europë, si në Katalonjë e në Tirolin e Jugut.

Lëngimi francez

#Kriza ekonomike me papunësinë e lartë nuk ka nxitur vetëm partitë ekstreme. Pyetja, se si duhet luftuar kriza, vazhdon ta përçajë Europën, edhe pse rastet problematike janë spostuar paksa. Nëse më parë në qëndër preokupimit ishin Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, në këto vende situata po përmirësohet, madje në Irlandë dukshëm. Në vend të kësaj nuk rreshtin titujt negativë për Italinë dhe Francën. Çfarë duhet të bëjë Komisioni? Ta detyrojë Francën të bëjë më shumë kursime, apo t'i japë asaj më shumë kohë për t'u konsoliduar, për të penguar ekstremizmin politik në formën e Front National? Kjo ka qenë dhe mbetet një pyetje, që Brukseli ia bën vazhdimisht vetes. Janis Emmanouilidis mendon se "aftësia e Francës për reforma strukturore është e dobët" dhe prandaj ka dyshime, nëse vendi do ta marrë përsëri veten. Por edhe politikisht në Francë ka "shumë pikëpyetje" për shkak të forcave të djathta ekstreme.

Junckeri i dobësuar

Por problemi francez ka edhe një pikë shtesë. Njeriu në Komisionin e ri, i cili duhet të këmbëngulë për respektimine kritereve të stabilitetit, është ish ministri francez i Financave dhe komisionieri i tanishëm për çështjet monetare, Pierre Moscovici. Kur Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker e emëroi atë në shtator në krye të këtij sektori, shumë thanë se ka vënë jo njeriun e duhur nö kötö funksion. Por jo vetëm në këtë rast. Edhe për komisionerët e tjerë pakënaqësia ishte e madhe, gjoja të papërshtatshëm, pa përvojë dhe për konflikte interesi. Megjithatë Komisioni u miratua në fund nga Parlamenti pas disa ndryshimeve të vogla. Por Juncker vetë u kritikua në nëntor, kur u bë e njohur se koncernet e mëdha ndërkombëtare kishin rënë dakord me autoritetet luksemburgase për taksa më të ulëta në kohën, kur Juncker ka qenë kryeministër i Luksemburgut dhe ministër i Financave. Politikisht ai i ka mbijetuar deri tani këto akuza, por duket se kredibiliteti i tij është plasaritur që atëherë.

Rendi i vjetër është dëmtuar

Por nëse në 2014 pati një krizë, e cila errësoi gjithçka, atëherë ky ka qenë konfrontimi me Rusinë. Rusia anektoi në mars gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka destabilizuar prej muajsh edhe Ukrainën Lindore. Një sërë shtetesh të BE në Lindje, të cilat dikur bënin pjesë në Bashkimin Sovjetik, si shtetet Baltike, si dhe Polonia, druhen që atëherë se mos bëhen vitikima të agresionit rus. BE ka vendosur gjatë vitit sanksione gjithnjë e më të forta kundër Rusisë. Por konflikti është larg nga zgjidhja. Nnë fund të vitit kthimi te partneriteti i vjetër me Rusinë duket më larg se kurrë. Një pasiguri e madhe është përhapur. Rendi paqësor evropian, ashtu siç ka ekzistuar që nga fundi i luftës së Dytë Botërore, është thyer, dhe askush nuk e di, si do të shkojë më tej.

Solidaritet në nevojë

Por gjithsesi kjo përvojë e hidhur i ka mësuar evropianët edhe sa e rëndësishme është për ta, të qëndrojnë solidarë: Në përplasjen me Rusinë BE ka qenë më unik se kurrë më parë. "Ne shohim", thotë Janis Emmanouilidis, "se 28 shtetet anëtare të BE, që pjesërisht kanë pozicione dhe tradita shumë të ndryshme në lidhjet e tyre me Moskën, kanë qenë dhe janë në gjendje të kenë një qëndrim të përbashkët." Pyetja tani është, sa e fortë është rezistenca e evropianëve ndaj Moskës. Por përtej Rusisë kriza e rëndë "e ka forcuar rrëfimin e përbashkët për Evropën, që së bashku jemi më të fortë", se sa secili më vete. Për shumë kohë kjo e vërtetë në BE dukej se ishte lënë në harresë. Përvoja e 2014 e solli përsëri në kujtesë.