1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vinçat e portit në vend të punës së krahut

Renée Willenbring 5 Korrik 2008

'Anijet e mira të transportit dallohen tek oxhaku," thotë Joahim Brojer (Joachim Bräuer) duke kujtuar fëmijërinë e tij në qytetin port të Bremenit. Pasionin e tij për portin e ka edhe sot të ndezur.

https://p.dw.com/p/EN9k

Joahim Brojer nuk mund ta kuptojë jetën pa erërat që vijnë nga deti, dhe pa anijet. Ai punon prej 40 vitesh në portin e Bremenit. 58 vjeçari është inspektor i shoqërisë së magazinimit, ai ndan personelin në turne të ndryshme. Ai ka mësuar profesionin e dispeçerit, specialistit që merret me kontrollimin dhe magazinimin e mallrave që vijnë nga përtej oqeanit. "Kuartieri është dora e djathtë e tregtarit", shpjegon ai. "Ne na duhet të kontrollonim mallrat që vinin nga përtej oqeanit."

Bremen
BremenFotografi: picture-alliance / Helga Lade

Krahu i djathtë i tregtarit

Nga lëndët e para që vinin në port si pambuk, kafe ose tabak merreshin provat që krahasoheshin më vonë më provat e tregtarit, që kishte sjellë mallin nga vendi i prodhimit. Nëse pambuku i sjellë ishte për shembull i lagur, me njolla ose i përzier me shumë gjethe, atëherë bëhej menjëherë raporti. Tregtari dërgonte ankesën për mallin në vendin prej nga vinte, nëse nuk arrihej marrëveshje atëherë vihej në lëvizje bursa, për gjykimin neutral.

Anijet dallohen nga tymi

Han Joahim Brojer është rritur në lagjen Vale (Walle) të Bremenit. "Për ne fëmijët porti ishte sheshi më i mirë i lojrave që mund të ekzistojë", kujton ai. Fëmijët luanin kukamshefti midis magazinave të drithit, të ndërtuara në kohërat kur Bremeni ka qenë tregu më i madh evropian për drithrat. Fëmijët luanin edhe me minjtë e anijeve. Kryqëzori i kuq Hanza (Hansa) ishte për fëmijët që luanin një shenjë e sigurt se anije që shihnin të vinin që nga larg ishin të shoqërisë gjermane të avulloreve. Por nëse kjo ishte apo jo e vërtetë ata e merrnin vesh vetëm kur anija afrohej dhe emrat bëheshin të lexueshëm. "Anijet e Hanzas kishin mbaresën "fels" në fund, si për shembull Uhenfels, kurse anijet e Lloyd kishin mbaresën "shtajn" (stein) si për shembull Birkenstajn (Birkenstein)."

Kasolle peshkatari në Bremen
Kasolle peshkatari në BremenFotografi: Flecken Ottersberg

Kur shokët e shkollës dhe të futbollit shkuan të kërkonin në port një punë pas përfundimit të shkollës, edhe për Brojer u bë e qartë se dhe ai do të punonte atje. Në vitet 50 profesioni i dispeçerit, mund të mësohej kurse sot jo. Sot ka profesione të ngjashme që quhen "merceologë për mallrat që vijnë nga matanë oqeaneve".

Nga karroca e dorës në vincin disatonësh

Modern nuk është bërë vetëm emri, por e gjithë jeta ka ndryshuar në port, thotë Brojeri. Njerëzit dhe anijet janë kthyer në mallra me pakicë. Për shkak të taksave të larta të ankorimit anijet qëndrojnë orë të tëra në dokun e portit. "Dikur biznesi bëhej me thasë me mallra". Kështu që duheshin shumë punëtorë që i nxirrni ose i fusnin thasët me karrocat e tyre të dorës nga anijet. Në vitet shtatëdhjetë këtë punë e morrën pirunjtë, pasta më vonë u futën në punë kontanierët. "Sot edhe kafja vjen me kontanierë tundës", thotë Brojer. Vinçat disatonëshe dhe pirunjtë kanë zëvendësuar punën e krahut.

Porti i Bremenit
Porti i BremenitFotografi: dpa - Bildfunk

Me biçikletë tek diga

Megjithëse ka gjithë jetën që e kalon me anije, Hans Joahim Brojer ka mbetur në tokë. Vetëm vitin e kaluar, për herë të parë në jetën e tij, ai ndërmorri një udhëtim të gjatë me anije për në Norvegji. Ai do mbi gjithshka qytetin e tij Bremen. "Nuk është qytet shumë i shpejtë. Këtu është çdo gjë e kapshme." Përveç kësaj këtu ai mund të merret e aktivitetin e tij më të preferuar, që është t`i japë biçikletës. "Kur dua të qetësoj veten atëherë i hipi biçikletës dhe shkoj tek diga. Atje mund t`i jap biçikletës orë të tëra."