1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Viktimat e pornografisë së fëmijëve- viktima të shoqërisë

Nuk ka asnjë dyshim që mes Gjermanisë dhe Rumanisë ka ndryshime kulturore. Por edhe histori të këqija, si ajo që nis në Berlin dhe mbaron diku në Satu-Mare, tregojnë se ndryshimet nuk janë shumë të mëdha.

Rasti i Edathy-t është një nga këto histori. Një deputet i Bundestagut, Sebastian Edathy nga social demokratët (SPD), prej vitesh blinte foto me fëmijë nudo në Internet. Koalicioni qeverisës po kalon krizën e parë që pas ardhjes në pushtet. Një deputet heq dorë nga mandati i tij, një ministër - Hans-Peter Friedrich nga CSU, Ministër i Bujqësisë dhe ish-Ministër i Brendshëm së qeverisë së mëparshme, jep dorëheqjen. Koalicioni po përpiqet të gjeje një zgjidhje të shpejtë.

Shtypi gjerman shkruan për rastin dhe ndjek pistat e aferës, që nga ofruesi kanadez deri tek gjermani që ka bërë shumë foto dhe filmime në Rumani. Çështja është e pranishme prej disa vitesh, sepse regjisori ka bërë dy vjet burg për shkak të krimeve të tij. Ai sot jeton në Gjermani dhe emri i tij nuk është bërë ende publik. Historia e Markus R. raportohet gjerësisht, por identiteti i kriminelit fshihet nga pjesa më e madhe e mediave. Kjo do të thotë se nuk duhet të pengohet riintegrimi i tij në shoqëri. Pra mbrojtja e kriminelit.

Por i çuditshëm është fakti se në disa raportime thuhet emri i plotë i familjarëve të viktimave. Ndërkohë që një emision i respektuar televiziv paraqet fotot e pacensuruara të njërit prej të miturve. Ku është mbrojtja ndaj viktimave?

Nuk ka ofertë pa kërkesë

"Kur nis një debat i tillë, që më pas çon në ndryshime radikale, atëherë është mirë. Por duket se ky nuk është rasti", thotë Stefan Candea në një intervistë për DW. Ai drejton Qendrën Rumune për Gazetarinë Investigative dhe së bashku me gazetarë nga gazeta kanadeze "Toronto Star" ka ndjekur pistën e poronografisë ndërkombëtarë të fëmijëve. "Në Rumani nuk është duke u zhvilluar ky debat. Dhe debati në Gjermani nuk ka në qendër viktimat. Të gjithë atje duan të dijnë se si një deputet i Bundestagut mund të paralajmërohej që ndaj tij po zhvilloheshin hetime", thotë gazetari rumun.

Fijet e rastit të Edathy-t të çojnë në një zonë të varfër në Veri të Rumanisë. Atje një i dënuar me shtetësi gjermane fitoi besimin e shumë fëmijëve dhe të rinjve për të bërë këto foto dhe filmime, që më pas i shiste në Internet. "Që diçka e tillë të ndodhë në Rumani dhe të shkaktonte krizë në Gjermani, tregon se sa të vogla janë diferencat kulturore mes vendeve në Europë", shpjegon psikologu rumun Gabriel Diaconu. "Është si me trafikun e drogës. Nuk mund të thuhet se Afganistani dhe Laosi janë fajtorë se në botë konsumohet drogë. Më shumë është një problem i botës perëndimore. Me fjalë të tjera, në rast se fëmijët janë përdorur nga një perëndimor, nuk është një problem i Rumanisë, por i Perëndimit."

Gabime të policisë gjermane

Markus Roth shkoi në vitin 2001 në Rumani, pak pasi përfundoi dënimin në Gjermani. Në Rumani ai mund të bënte i pashqetësuar atë që iu ndalua në Gjermani, të afrohej me fëmijët. Por policia rumune nuk u informua për këtë gjë. "Për shkak se ai ishtë në vëzhgim, autoritetet gjermane duhet të kishin informuar kolgët e tyre rumunë", thotë Stefan Candea.

Por përse Roth shkoi në Rumani? Një shpjegim për këtë na e jep psikologu Gabriel Diaconu: "Rumania fatkeqësisht shihet si parajsa e krimit, mbi të gjitha e krimit seksual. Sigurisht ka lidhje me diktaturën komuniste dhe si pasojë e varfërisë, shumë famlije nuk kujdesen për fëmijët e tyre." Ai nuk nënkupton vetëm varëfrinë financiare, por mbi të gjitha mbrojtjen e fëmijëve të lënë pas dore nga institucionet.

Gabimi i mediave

Për psikologët dhe punonjësit socialë është e pashamngshme që rastë të tilla të shihen si ‚fenomene nacionale‘, ashtu siç paraqitet tani thotë Gabriel Diaconu: një vend i varfër, njerëz të varfër, varfëri patologjike. "Është një fenomen europian. Fëmijët nuk kanë të gjithë shtetësi rumune, por ata janë viktima të një rrjeti ndërkombëtar të pornografisë së fëmijëve. Ne nuk mund t'i shohim këto raste thjesht si pasojë e diktaturës komuniste. Nuk mjafton që pornografia dhe abuzimi me fëmijët të reduktohet vetëm në vendin ku jetojnë viktimat ".

Në rastin e Edathy-t fëmijët e abuzuar në Rumani janë vetëm aspekt i historisë. Emrat e tyre përmenden në raportime për të bërë me tërheqës lajmin, beson gazetari Stefan Candea. "Është e papranueshme që shtypi gjermani nuk jep emrin e kriminelit, sepse në këtë mënyrë e mbron. Emrat e fëmijëve, familjarëve të tyre dhe madje edhe fshatrave ku ata jetojnë jepen shumë qartë për publikun." Sipas tij me viktimat po abuzohet për herë të dyte e kësaj radhe po e bën media.