1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Viktima të krizës financiare ? BE dhe zbatimi i objektivave të mijëvjeçarit

Politikanë të lartë të BE-së, përfaqësues të OJQ-ve dhe të vendeve në zhvillim po diskutojnë në Stokholm për të ardhmen e politikës evropiane të zhvillimit. Për shkak të krizës BE e ka të vështirë t'i mbajë premtimet.

Aksion i OKB për përgjysmimin deri në vitin 2015 të varfërisë ekstreme.

Synimet e milleniumit për OKB-në është përgjysmimi deri në vitin 2015 i varfërisë ekstreme.

Synimet e milleniumit të OKB-së, pra përgjysmimi deri në vitin 2015 i varfërisë ekstreme mbështeten fort prej BE-së. Madje edhe recesioni aktual i shkaktuar prej krizës nuk duhet të çojë në uljen e ndihmave të BE-së për zhvillimin - tha Jan Kohout, MPJ çek, pas takimit të fundit të minstrave të ndihmës për zhvillimin në maj 2009: "Megjithë krizën ekonomike jemë të vendosur që t'i arrijmë qëllimet e ODA-s në vitin 2010 dhe 2015.“

ODA është shkurtimi anglisht i Official Development Aid, pra ndihmave shtetërore për zhvillimin. Kuota e saj sipas dëshirës së BE-së duhet të arrijë në vitin 2015 0,7% të prodhimit social bruto. Vitin e ardhshëm kjo kuotë duhet të jetë 0,56%. Por BE-ja do të ketë probleme për ta arritur këtë qëllim. Gjithësesi ajo vazhdon të jetë financuesja më e madhe e ndihmave për zhvillimin. "BE-ja do të vazhdojë të jetë financuesi më i madh në botë. Në vitin 2008 BE-ja ka dhënë për ndihmat zyrtare të zhvillimit 49 millardë euro. Kjo i përgjigjet 0,4% të performacës ekonomike.“ - thotë Jan Kohout, MPJ çek.

Teshat e këtyre modeleve janë prej stofrave të prdhuara në Mali, Indi ose Peru.

Teshat e këtyre modeleve janë prej stofrave të prdhuara në Mali, Indi ose Peru.

Vendet e BE-së të mbledhura në Stokholm për të diskutuar me përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësues të vendeve në zhvillim për të ardhmen e politikës evropiane të zhvillimit, bëjnë përpjekje të ndryshme sa i përket arritjes së qëllimeve që i kanë vetes. Kështu ndërsa Danimarka e ka tejkaluar kuotën e ODA-s, duke vënë në dispozicion 0,82% të performacës së saj ekonomike, Italia vë në dispozicion të vendeve në zhvillim vetëm 18% të performacës së saj ekonomike. Gjermania ka një kuote prej 0,38%.

Megjithë premtimet e politikanëve OJQ-të kanë dyshime nëse ndihmat për zhvillimin që në gjashtë vitet e ardhshme pritet të dyfishohen, do të vihen vërtet në dispozicion. Imme Scholz, nga Instituti gjerman për politikën për zhvillimin thotë: "Vendimtar është zhvillimi në Gjermani, Francë dhe Britaninë e Madhe. Në rast se shikojmë shifrat dhe i krahasojmë ato me vështirësitë që dalin prej buxheteve si dhe detyrimet për të mos hyrë në borxhe të reja, atëhere rezultati është më tepër negativ."

Lidhja evropiane e organizatave humanitare, Concord, me qendër të Bruksel vëren, se shumë shtete i zbukurojnë kuotat e tyre të ODA-s, duke i deklaruar faljet e borxheve, këmbimet e studentëve, shpenzimet për azilkërkuesit apo ndihmat për eksportin e ekonomive të tyre si ndihma për zhvillimin. "Ndaj vendeve në zhvillim nuk ndodh një trasfer i vërtetë mjetesh financiare. Paratë mbeten në vendet kredidhënëse dhe nuk mund të llogariten për luftimin e varfërisë dhe arritjes së qëllimeve të milleniumit.“ - thotë Javier Prereira nga Lidhja evropiane e organizatave humanitare, Concord.

Bursist në Uoll Strit

recesioni aktual i shkaktuar prej krizës nuk duhet të çojë në uljen e ndihmave të BE-së për zhvillimin.

Përveç vendeve anëtare edhe Komisioni Evropian vë në dispozicion të ndihmave për zhvillimin 12 miliardë euro. Me këto para që dalin prej buxhetit të përbashkët të BE-së synohet gjithnjë e më tepër që të mos finacohen projekte të veçanta por ato të kalojnë drejtpërdrejt në buxhetet e vendeve në zhvillim. Ekspertë me përvojë të ndihmës për zhvillim, si ish-shefi i „Cap Anamur-it“, Rupert Neudeck, tërheqin vëmendjen se prej këtyre parave elitat e këtyre vendeve bëhen edhe më të korruptuara. Të domosdoshme do të ishin p.sh. më tepër kredi të vogla, për t'u ndihmuar njerëzve që duan të shpëtojnë prej varfërisë dhe duan të marrin përgjegjësi për veten duke punuar.

Autor : Bernd Riegert / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 22.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KCdM
  • Data 22.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KCdM