1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Viktima shqiptare në Butrint

Një tragjedi e rëndë njerëzore ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Butrintit në Sarandë. Si pasojë e mbingarkesës varka është përmbysur dhe dy vetë kanë humbur jetën.

default

Klandestinë në brigjet greket

Një varkë me rreth 26 klandestinë që do të përshkonin gjatë orëve të natës itenerarin prej kanalit të Cukës në afërsi të liqenit të Butrintit drejt brigjeve greke në Korint. Klandestinët nga rrethe te ndryshme të vendit kishin paguar sipas dëshmitarëve nga 1500 deri 1800 euro secili. Si pasojë e mbingarkesës dhe mungesës së orientimit varka është përmbysur dhe për pasojë dy shtetase, nënë e bijë Edlira Jaho 22 vjeç dhe vajza e saj tre muajshe kanë humbur jetën. 22 të mbijetuar të tjerë si pasojë e ndihmës së dhënë nga forcat e kufirit si dhe ekipet speciale janë tani jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që vijon kërkimi edhe për dy persona. Policia është duke hetuar ngjarjen e rëndë të trafikut të qënieve njerëzore.

Faktkeqësia e rradhës me klandestinë ndodh në një kohë kur policia shqiptare ka rinisur operacionet kunder rrjeteve të trafikut të drogës dhe të qënieve njerëzore që realizohet në kufijtë detarë e tokësorë të saj, kryesisht në jug të vendit. Dy javët e fundit në brigjet e Italisë jugore janë kapur disa grupe klandestinësh të nisur nga Shqipëria si dhe sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike e droge. Këto operacione të policisë janë nxitur edhe nga kritikat e organizmave ndërkombëtare që e kritikojnë Shqipërinë për nivelin e lartë të trafikut të drogës dhe si vend tranziti klandestinësh lindje – perëndim.

  • Data 20.10.2008
  • Autor Odise Kote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fdem
  • Data 20.10.2008
  • Autor Odise Kote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fdem