1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Viktima nga të ftohtit në vendet e Ballkanit

Numri i viktimave të të ftohtit në Europë është rritur sërish të dielën (12.02.2012). Qysh nga fillimi i valës së të ftohtit më 24 janar kanë gjetur vdekjen nga ngricat 65 vetë.

default

Pamje nga situata në Bosnje-Hercegovinë

Në dy provincat lindore të Rumanisë Vrancea dhe Buzau, sipas të dhënave të autoriteteve, rreth 30.000 vetë kanë mbetur të izoluar nga bota përreth. Ata kërcënohen nga mungesa e ushqimeve dhe e ujit të pijshëm. Në fshatin Carligul Mic në Buzai shtresa e borës ka mbërritur deri në çatitë e shtëpive, siç njofton një fotograf i agjencisë AFP. Ekipet e emergjencës dhe forcat vullnetare u kanë ndihmuar banorëve për të hapur rrugët drejt shtëpive të tyre.

Akulli bllokon pjesë të tëra të Danubit

Qysh nga e premtja (10.02.2012) sipas të dhënave të Ministrisë rumune të Mbrojtjes është krijuar një urë ajrore për zonat, që nuk mund të furnizohen përmes rrugëve tokësore. Banorëve u janë vënë në dispozicion tonelata me ushqime, si dhe më shumë se njëmijë ushtarë janë mobilizuar për të ndihmuar. Kryeministri i ri rumun Mihai Razvan Ungureanu shkoi me helikopter në zonat e prekura. Temperatuara ka arritur në minus 24 gradë. Shërbimi sinoptik për të dielën ka parashikuar edhe më shumë reshje bore, veçanërisht në jugperëndim të vendit.

Danubi vazhdon të mbetet i bllokuar për qarkullimin e anijeve në një gjatësi prej rreth njëqind kilometrash. Masat e mëdha të akullit e bëjnë të pasigurtë lundrimin në rrugën më të gjatë ujore të kontinetit. Në Silistra në Bullgari rryma e lumit është ngrirë tërësisht në një distancë prej njëmbëdhjetë kilometrash. Përgjatë 450 kilometrave të pjesës bullgare të Danubit lundrojnë masa të trasha akulli. Bullgaria nuk posedon akullthyese. Në afersi të portit Silistra në veri të Bullgarisë Danubi ka ngrirë tërësisht.

Orteku shkakton viktima në Kosovë

Të paktën nëntë vetë gjetën vdekjen në Kosovë nga një ortek. Masa e borës të shtunën (11.02.2012) përfshiu disa shtëpi dhe njëmbëdhjetë banorë në fshatin Restelica në jug të Prizrenit, njoftuan mediat në Prishtinë, duke iu referuar të dhënave të ekipit të shpëtimit. Një vajzë mundi të shpëtohet nga masa e borës. Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për katër persona të tjerë.

Në këtë fshat trashësia e borës ka arritur në dy metra e gjysmë dhe rrugët janë bërë të pkalueshme. Trupa ndërkombëtare e mbrojtjes KFOR dhe misioni EULEX dërguan forcat e emergjencës me helikopter dhe kanë hapur kalime, duke vënë në përdorim mjetet për pastrimin e borës. Tërë kohën në aksion janë edhe forcat kosovare të sigurisë.

Rritet numri i viktimave të të ftohtit në Ballkan

Numri i viktimave të të ftohtit në Ballkan, sipas të dhënave zyrtare, ka arritur në mbi 42. Në Serbi kanë gjetur vdekjen nëntëmbëdhjetë vetë, në Bosnje njëmbëdhjetë, në Kosovë shtatë, Në Mal të Zi katër, në Kroaci tre dhe në Maqedoni e Shqipëri dy vetë.

Në Serbi gjatë gjithë fundjavës parashikohen rreshje bore. Qeveria u ka bërë thirrje të gjitha ndërmarrjeve, që të hënën dhe të martën ta ulin aktivitetin e prodhimit, ose ta ndërpresin atë, për të kursyer energjinë. Për 2000 ndërmarrje, që "nuk kanë rëndësi jetike për jetën e përditshme", ndërkohë është shkurtuar kapaciteti i furnizimit me energji. Në Serbi dhe në Mal të Zi rreth 110.000 vetë janë izoluar nga bota përreth për shkak të borës masive. Në Podgoricë trashësia e borës ka arritur në mbi 50 cm. Qysh prej 50 vjetësh në këtë zonë nuk ka pasur mot të tillë. Aeroporti i Podgoricës është mbyllur.

Autor: Vilma Filaj-Ballvora (afp/dpa)

Redaktoi: Angjelina Verbica