1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Viktimë e mirësisë? Një e re gjermane nën akuzë për trafikim droge

20 vjeçarja nga Duisburgu akuzohet se së bashku me dy miq të saj turq është përpjekur të trafikojë 20 kg heroinë nga Turqia në Gjermani. E reja thotë se nuk ka ditur asgjë për pakon e rrezikshme që mbante me vete.

Sabrina Sandra Abozovski në pranga

Sabrina Sandra Abozovski në pranga

Kanë kaluar gjashtë muaj nga koha, që kur Sabrina gjendet në paraburgim në Turqi. Ajo akuzohet për trafikim droge. Verën e kaluar 20 vjeçarja nga Duisburgu u arrestua në aeroportin e Antalias, sepse policia turke gjeti në valixhen e saj 5 kg heroinë.

Sabrina e mohon këtë fakt. Valixhja nuk ka qenë e saj, këmbëngul ajo. Jyrgen Fus, kryeredaktor i gazetes gjermano-turke "Panorama aktuale turke" që botohet në Antalia ka hulumtuar në rastin e Sabrinës dhe e mbështet këtë version: "Puna është kështu që Sabrina e ka ndërprerë parakohe udhëtimin e saj. Ajo ka marrë nga një person, të cilin e kishte njohur këtu një valixhe me vete. Ky person i është lutur "merre të lutem këtë valixhe me vete për shoqen time në Gjermani, aty ka plaçka të saj." Sabrina ka marrë shpejt edhe disa gjëra të saj dhe është nisur me këtë valixhe."

Padija nuk të mbron nga dënimi

Duket se Sabrina është viktimë e mirësisë së saj. Por siç dihet padija nuk të mbron nga dënimi. Ajo që duhet sqaruar është nëse Sabrina ka marrë shpërblim për kryerjen e këtij shërbimi. Së bashku me të u arrestuan edhe dy djem turq. Njërit prej tyre iu gjetën 15 kg heroinë në dhomën e hotelit. Sipas raportimeve të mediave turke si Sabrina ashtu edhe dy turqit para arrestimit kishin qenë nën survejimin e policëve të njësisë anti-trafik.

Sabrina ishte shtatzënë në muajin e dytë kur u mor në arrest. Në qelitë e paraburgimit ajo solli në jetë një djalë. Në lidhje me gjendjen e e nënës së re prifti gjerman, Rainer Koten, u shpreh: "Ajo nuk u ankua. Pas lindjes i kanë dhënë një dhomë më vete dhe gjatë ditës, aq sa kam kuptuar nga rrëfimet e saj, ajo duket se ndodhet në një familje të madhe."

Se çfarë fundi do të ketë procesi gjyqësor kjo nuk dihet. Avokati i Sabrinës, Haluk Tardu, tha para fillimit të procesit ditën e martë se do të paraqesë kërkesën për gjykimin e saj në liri. Në fund të fundit, siç thotë Sabrina, ajo nuk ka ditur asgjë për heroinën në valixhen e saj, mendon avokati. Në rast se gjyqi e pranon kërkesën e mbrojtjes, Sabrina do të kthehet menjëherë në shtëpinë e saj, në Gjermani.

  • Data 25.03.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTu9
  • Data 25.03.2008
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTu9