1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vietnami dhe trashëgimitë e luftës

Para 35 vjetësh përfundoi lufta në Vietnam. Por vendi vuan ende pasojat. Në linjën e dikurshme të fronit patën rënë më shumë bomba se sa në gjithë Evropën gjatë luftës së dytë botërore.

default

Paradë në Ho Chi Minh City, me rastin e 35 vjetorit të përfundimit të luftës, 30 prill 2010.

Më 30 prill të vitit 1975 helikopterët nxorën pjesëtarët e fundit të trupave amerikane dhe qeverisë vietnamezo-jugore nga çatia e ambasadës amerikane në Saigon. Me këtë ra kryeqyteti i Vietnamit jugor, bastioni i fundit i amerikanëve, lufta mori fund. Nën drejtimin e komunistëve vendi u bashkua pas një lufte 30 vjeçare fillimisht kundër francezëve, pastaj kundër amerikanëve. Tani edhe pse kanë kaluar 35 vjet që nga ajo kohë, vendi vuan ende pasojat e luftimeve.

Aksidente, që përsëriten

Im Pickup-Truck sind die wichtigsten Werkzeuge zum Minenräumen Vietnam

Dy vietnamezë me vleglat më të nevojshme për pastrimine minave

Dita, kur lufta u kthye në jetën e tij, kishte filluar si një prej shumë ditëve të tjera në jetën e Le Kien. Bujku përkujdesej për një fushë orizi dhe një kopsht perimesh, çdo ditë ai dilte të punonte në arë. Kështu kishte ndodhur edhe atë ditë para 20 vitesh.

"Unë punoja në kopshtin e mbjellur me perime, vajza ime kishte mbushur katër vjeç dhe vinte çdo herë me mua, kur unë kisha punë në kopsht. Papritmas me shatin tim godita një bombë. Vajza ime vdiq në vend, unë u plagosa rëndë. Unë nuk e kisha parë bombën. Unë isha në kopshtin tim dhe bomba ndodhej e futur shumë pak nën dhe."

Në këtë mënyrë vajza e Le Kiens ra viktimë e një lufte, që kishte përfunduar 15 vjet më parë. Gjatë kohës së luftës së Vietnamit vija e frontit në mes të Vietnamit verior dhe jugor nuk ishte larg shtëpisë së Kiens. Deri në vitin 1975, kur veriu komunist pushtoi kryeqytetin Saigon të Vietnamit jugor, me çka edhe përfundoi lufta. Trupat amerikane u tërhoqën. Megjithatë fshatarëve në frontin e dikurshëm si Kien dhe gruas së tij Nguyen Thi Huong ata u lanë një trashëgimi fatale.

"Aksidente ka pasur tek ne rregullisht. Vetëm një muaj para vdekjes së vajzës sonë një burrë duke punuar pati humbur dorën."

Vietnamesischer Kämpfer im Militär-Museum Hanoi Vietnam

Luftëtar vietnamez në muzeun ushtarak në Hanoi

Gjatë luftës së Vietnamit në krahinën Quang Tri kanë rënë më shumë bomba se sa në mbarë Evropën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që kjo krahinë është vetëm sa një e gjashta pjesë e Belgjikës. Quang Tri është një prej krahinave më të ndotura edhe pse në mbarë Vietnamin mund të gjenden ende mbeturina të luftës: granata të pashpërthyera, mina antitank, bomba dhe municione dispersive. Togeri Hoang Trung Ha është pjestar i një njësiti të ushtrisë vietnameze për pastrimin e minave.

Nuk e dimë se çfarë ka ende nën tokë

"Ushtria pastron para së gjithash fushat për projekte të ndërtesave të mëdha, punishteve të mëdha, apo projekteve të infrastrukturës. Mendoj se do të zgjasë 200-300 vjet, deri sa vendi të pastrohet tërsisht nga minat."

Kur Le Kien kishte goditur bombën me shat, gruaja e tij Nguyen Thi Huong ndodhej në shtëpi. Me të dëgjuar ajo kishte vrapuar në kopsht, pastaj kishin ardhur edhe fqinjët, të cilët e kishin dërguar burrin e saj në spital. "

Minen-Typen der US-Armee in Vietnam, Militärmuseum Hanoi Vietnam

Tipe minash të ushrisë amerikane të përdorura në Vietnam

"Kur e kuptova se vajza më kishte vdekur dhe burri e kishte humbur njërën këmbë, humba vetëdijën. Pastaj isha në një gjendje shumë të vështirë. Burri ndodhej në spital dhe vajza ime kishte vdekur. Unë isha gjatë tërë kohës në depresion. Nuk mund të bëja asgjë për familjen time.

Familja Le sot ka tre fëmijë, vajza që kishte humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombës, ishte fëmija e parë. Pas disa vitesh një organizatë humanitare i dhuron një protezë Kien-it dhe ai i kthehet sërish punës. Ndërkohë ai është kthyer në një lloj zëdhënësi për viktimat e minave në Vietnam. Vitin e kaluar Kien së bashku me gruan e tij Huong udhëtuan për në Bali për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për ndalimin e bombave dispersive. Megjithatë jetesën për familjen e tij ai e siguron ende me punët në bujqësi.

Autor: Mathias Bölinger/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 30.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NAoc
  • Data 30.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NAoc