1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Videot e hetimeve janë zhdukur

Pak muaj pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 ShBA-të kanë kapur ndër të tjera edhe në Afganistan persona të dyshimtë si terroristë të Al-Kaidës. Ata janë marrë në pyetje nga burgjet e fshehta nga hetuesë të CIA-s.

default

Bashkëpuntorë të shërbimit të fshehtë amerikan në këto raste kanë përdorur metoda, të cilat sapo ishin miratuar nga presidenti amerikan Xhorxh Bush. Të paktën dy herë CIA ka filmuar seancat e marrjes në pyetje të këtyre personave. Këto dëshmi janë zhdukur më vonë.

Ekzistenca e këtyre dëshmive filmike nuk është pranuar

Në pyetjet e mëvonshme të kongresit, avokatëve dhe komisioneve përkatëse është pranuar ekzistenca e tyre. Shërbimi i fshehtë amerikan kishte zhdukur shiritat për të cilat u njoftua para një jave aps një hulumtimi të bërë nga gazeta Nju Jork Times. Vetë presidenti Bush, sipas disa të dhënave nuk ka qenë në dijeni për këtë. Drejtori i CIA-s Majkëll Hajden (Michael Hayden) doli në mbrojtje të këtij hapi: ne donim të mbronim hetuesit tanë nga aktet hakmarrëse të AlKaidës dhe ata shirita nuk kishin vlera as për shërbimin e fshehtë e as rëndësi ligjore.

Ky arsyetim shkaktoi edhe më shumë indinjatë

Deputeti republikan në Kongres Pete Hoekstra, anëtar i Komisionit për shërbimet e fshehta shau të dielen në kanalin tekleviziv Fox: 'CIA nuk na ka informuar as për ekzistencën e as për zhdukjen e këtyre shiritave. Për këtë ajo ka qenë e obliguar me kushtetutë, që ne të na informoj për çdo gjë. Për këtë ata duhet të na japin neve llogari'.

Kush e dha urdhërin për zhdukjen e dëshmive?

Qeveria e presidentit Bush nuk do që Kongresi amerikan të fillojë tani hetimet e veta për këtë çështje. Sipas Nju Jork Tajms (Neë York Times) ministria e drejtësisë ka bërë lutje që komisioni për shërvbimet e fshehta të ndërprej njëherë për njëherë punën e tij. Përfundimisht ministria e drejtësisë është duke hetuar vet dhe kjo punë do të dëmtohej nga hetimet paralele të parlamentit. Shefja e komisionit parlamentar për shërbimet e fshehta, Jane Harman shpreh pakënaqësinë e saj: 'Ne si parlament jemi të pavarur. Përveç kësaj, kongresi, thënë më saktë unë personalisht, i kam tërhqur që në vitin 2003 vërejtjen edhe me shkrim CIA-s që të mos zhdukë këto dëshmi. Pavarësisht kësaj ajo e ka bërë këtë dhe nuk na ka informuar aspak'.

Gjykatësi federal Henry Kenedi fillon hetimet

Sipas pikëpamjeve të ministrisë amerikane të drejtësisë hetimet rreth kësaj çështje duhet t'i ndërpresë edhe një instancë tjetër. Gjykatësi federal Henry Kenedi. Atë e kanë lutur avokatët e të burgosurëve të Guantanamos që të fillojë këto hetime. Gjykatësi Kenedi ka kërkuar nga mesi i vitit 2005 nga qeveria amerikane që të ruaj të gjitha dëshmitë për rkeqtrajtimet apo torturat e të burgosurëve në kampin e Guantanamos.

  • Data 17.12.2007
  • Autor Frank Aishman
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CcrS
  • Data 17.12.2007
  • Autor Frank Aishman
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CcrS