1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Vettel, Riesch dhe kombëtarja gjermane sportistët më të mirë në Gjermani

Titulli i sportistit, sportistes dhe ekipit më të mirë të cilët zgjedhen me votën e 1500 gazetarëve në Gjermani, është ndarë në Baden Baden për herë të 64 me radhë.

Në foto: Philip Lahm dhe Joachim Löw, Magdalena Neuner si dhe Sebastian Vettel (19.12.2010) në Baden-Baden

Në foto: Philip Lahm dhe Joachim Löw, Magdalena Neuner si dhe Sebastian Vettel (19.12.2010) në Baden-Baden

Kampioni i botës në Formulën 1 Sebastian Vettel është sportisti më i mirë i Gjermanisë i vitit 2010 në konkurrencën e meshkujve. Në konkurencën e femrave titullin sportistja më e mirë e fitoi skiatorja Maria Riesch. Në konkurrencën e ekipeve vendi i parë sipas gazetarëve gjermanë i takon kombëtares në futboll, e cila këtë vit zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut. Titulli i sportistit, sportistes dhe ekipit më të mirë të cilët zgjedhen me votën e 1500 gazetarëve në Gjermani, është ndarë në Baden Baden për herë të 64 me radhë.

Futboll: Bajerni fitoi në Shtutgart 5:3

Në dy ndeshjet e fundit të sezonit vjeshtor në kampionatin gjerman të futbollit Shtutgarti humbi në fushën e vet nga Bajerni i Mynihut me rezultat 3:5, ndërsa Bajeri i Leverkuzenit dhe Fraiburgu barazuan 2:2. Borusia e Dortmundit ka siguruar titullin e kampionit vjeshtor me dhjetë pikë diferencë nga Mainci dhe Leverkuzeni, të cilët ndajnë vendin e dytë. Bajerni gjendet tani në vendin e pestë, ndërsa në dy vendet e fundit gjatë pushimit dimëror do të jenë Borusia e Mënhengladbahut si e fundit dhe Shtutgarti në pozitën e parafundit të tabelës.

Autor: Bahri Cani (agjencitë e lajmeve)

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 20.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Qgur
  • Data 20.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Qgur