1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Vettel Kampion Bote

Piloti gjerman i Red Bull-it Sebastian Vettel fitoi garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi dhe është Kampioni i Botës për 2010-ën në garën Formula 1.

Sebastian Vettel feston fitoren (14.11.2010)

Sebastian Vettel feston fitoren (14.11.2010)

Me fitoren e garës në Abu Dhabi 23-vjeçari Sebastian Vettel është kampioni më i ri në historinë e garave të Formula 1 dhe për Gjermaninë kampioni i dytë botëror në këtë sport pas Michael Schumacher, i cili e fitoi këtë titull për herë të fundit në vitin 2004.

NO FLASH Formel 1 Sebastian Vettel Red Bull Weltmeister

Në momentin kur për nderin e tij u ekzekutua himni, kampioni i ri nuk pati droje dhe turp që i rrodhën lotët dhe duke fshirë ato shijoi magjinë e momentit: Kampion Botëror. "Nuk di ç'të them, por jam i lumtur, kjo është e qartë" - tha Vetteli për gazetarët menjëherë pas fitores.

I ri, i shpejtë, simpatik - askush nuk i kursen lëvdatat për kampionin e ri, pilotin e Red-Bull-it, Sebastian Vettel.

"Ai është po aq inteligjent sa Michael Schumacheri, është i supertalentuar dhe mbi të gjitha shumë i këndshëm" - thotë bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone.

Forca e Sebastianit është që ai tërheq në momentin e duhur fijet e duhura dhe nxjerr maksimumin prej tyre," - thotë për pasardhësin e tij në piedestalin e kampionit, Michael Schumacher-i.

Vettel.jpg

Vettel përfitoi, sepse konkurenti kryesor dhe kryesuesi i deritashëm Fernando Alonso (majtas) u rendit në garën e Abi Dhabit i shtati.

Sebastian Vettel nuk ka menaxher dhe thotë se i ka mësuar mësimet që i duhen. "Sebastiani nuk e përsërit ndonjë gabim për herë të dytë," - thotë për të përgjegjësi i ekipit Christian Horner. Edhe shtypi bulevardesk ka kohë që ka hequr dorë nga epiteti "baby Schumi" dhe e quan «Super Seb».

Virusin për Formulën 1, Sebastian Vettel-i e ka marrë nga i ati, i cili gjithashtu merr pjesë në gara me makina, por në gara në terren malor. Që në moshën 4-vjeçare i ati e lejonte që të ngiste në oborrin e shtëpisë gokardin. Karierën e tij si pilot në garat me makina ai e filloi në vitin 2003, në garat e Formula BMW-së.

Autor: Pandeli Pani

  • Data 14.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q8Q7
  • Data 14.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q8Q7