1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Veteranët e luftës në Serbi- Të margjinalizuar dhe me probleme psiqike

Veteranët e luftrave të viteve 90-të në ish Jugosllavi edhe kur janë të pafajshëm për krimet margjinalizohen në Serbi. Shpesh ata janë me probleme të mëdha psiqike, por shoqëria dhe shteti nuk duan të shohin

Igor Zuvela, Ivan Ilic dhe Milo Djukanovic, veteranë kroatë në Mal të Zi

Igor Zuvela, Ivan Ilic dhe Milo Djukanovic, veteranë kroatë në Mal të Zi

Edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite as sot në Serbi nuk ka ofertë të organizuar mjekësore për trajtimin e pasojave psiqike nga të cilat vuajnë veteranët e luftës. Problemet më të shpeshta janë konsumimi i alkoolit dhe i drogës, dhuna në familje si dhe çrregullimet posttraumatike, të cilat ndryshe njihen edhe si "sindromi vietnamez".

Shumë pak punë e organizuar me veteranët

Ljudevit Kolar ndryshe nga kolegët e tij ishte largapamës por edhe i gatshëm për pranimin e ndihmës. Në vitin 1991 ai ka qenë në frontin e Vukovarit. Menjëherë pas kthimit të tij ai ka kërkuar ndihmën mjekësore, rrëfen ai për Deutsche Wellen. Ai kishte pasur fat sepse kishte hasur në një mjeke shumë të mirë, e cila ishte e specializuar për trajtimin e veteranëve të luftës.

Por pas vdekjes së saj edhe atij iu desh t'i nënshtrohet 'terapive të zakonshme'. "Mjekja që kam tani punon një herë në javë vetëm dy orë. Në këto dy orë ajo duhet të trajtojë 15 pacientë. Nëse dikush futet pa radhë dhe qëndron pak më gjatë brenda atëherë të tjerët kanë kohë vetëm të hyjnë brenda dhe të dalin menjëherë jashtë", sqaron Kolar.

Protestë e veteranëve në Sarajevë

Protestë e veteranëve në Sarajevë

Nga viti 2006 ai punon në Qendrën për pacientët e traumatizuar në Novi Sad dhe drejton sektorin për veteranët e luftës. Kjo qendër është ndër organizatat e pakta të cilat janë të specializuara për trajtimin e traumave të luftës. Pas konfrontimit të të prekurve me problemet e tyre përvojat e fituara zbatohen në mënyrë konstruktive.

Qendra përpiqet që me punën e saj të zbusë pasojat psiqike të luftës si për idividët ashtu edhe për pjestarët e familkeve të tye dhe për mbarë shoqërinë. Synim afatgjatë i kësaj metodë trajtimi është që të kontribuojë për paqën e qëndrueshme.

Ende vetëm tituj negativ ë

Qëllim i grupeve për vetndihmë të veteranëve sipas Kolarit është që ata të mos "shpërthejnë" dhe të mos "digjen".

"Shikoni, kur keni një grup veteranësh fllimisht secili rrëfen përvojën e tij të vështirë gjatë luftës. Dhe përveç historisë së tyre ata duhet të dëgjojnë edhe përjetimet e të tjerëve dhe në këtë moment përveç ngarkesës personale ata ngarkohen edhe me problemet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dhe kjo grumbullohet... Çdo bisedë e zhvilluar aty rikthen kujtimet. Edhe pse dëgjon historinë e tjetrit në të vërtetë në ato momente përjeton historinë tënde."

Veteranët e luftës dhe pjestarët e tyre të familjes janë shumë rrallë të gatshëm që t'ia pranojnë vetes dhe rrethit të tyre se janë të traumatizuar. Traumat e luftës janë në Serbi një temë tabu. Përveç kësaj për pasojat e luftërave në ish Jugosllavi shkruhet dhe flitet shumë rrallë në opinionin publik.

"Në medie veteranët e luftës gjinden vetëm në tituj negativë. Më parë për ta informohej vetëm kur ata vrisnin njerëz. Ndërkohë dy, tre të vdekur nuk janë më sa duhet interesant, duhet të jenë dhjetë e më shumë në mënyrë që një veteran të ketë vlerë për një raport", kritikon me hidhërim Kolar.

Vukovar

Vukovar

Serbia nuk ka marrë pjesë në luftë!?

Vet Ljudevit Kolar është diagonstifikuar me sindromin e stresit post traumatik. Megjithatë edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite ai ende lufton për njohjen e të drejtës së tij nga gjykata për shkak se Beogradi konteston pjesëmarrjen e tij në luftë. "Nga viti 1996 jam ankuar kundër shtetit. Dy herë kam fituar dhe dy herë ankesat e mia janë hedhur poshtë. Shtetin e kam paditur për sëmundjen time sepse unë jam diagnostifikuar me sindromin e stresit post traumatik", thotë Kolar.

Dhe për sëmundjen nuk është dyshuar asnjëherë sepse posedoj ekspertizat mjekësore, thekson Kolar. "Problemi qëndron në atë se a kam qenë apo nuk kam qenë në luftë në Vukovar. Kjo siç duket ëstë në përputhje me politikën serbe sipas të cilës Serbia nuk ka qenë fare në luftë", nënvizon Kolar për të shtuar se liberza e tij ushtarake ashtu si edhe librezat e kolegëve të tij "janë djegur rastësisht".

Si përparim Kolar vlërson faktin që ndërkohë po takohen edhe veteranët e luftës në shtetet e tjera të ish Jugosllavisë. Dikur ata kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit ndërsa sot iu duhet të konstatojnë se ballafaqohen me problemet e njëjta, margjinalizimin e tyre në shoqëri.

Autoren: Dinko Gruhonjic / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 11.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QVvW
  • Data 11.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QVvW