1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vetëvrasja e pensionistit shkakton protesta

Vetëvrasja e një pensionisti të dëshpëruar në Athinë ngjalli protesta të heshtura para parlamentit, por edhe në Selanik. Në Athinë pati përleshje me policinë, që arrestoi 10 vetë, një qytetar u lëndua.

Sheshi Syntagma në Athinë

Sheshi Syntagma në Athinë

Tensioni u rikthye mbremë në qendër të Athinës, ku policia iu përgjigj bombave molotov të protestuesve me gaz lotsjellës dhe në vazhdim i shpërndau me forcë. Qindra qytetarë kishin zbritur në protestë të heshtur në sheshin qëndror Sintagma, para parlamentit, ku mëngjesin e djeshëm një farmacist pensionist 77 vjeçar, i mposhtur nga borxhet, i dha fund jetës së tij me një të shtenë pistolete në kokë. Në letrën, që iu gjet më vete, pensionisti shkruante “preferoj një fund me dinjitet, se sa të kërkoj nëpër mbeturina”.

Në vendin e ngjarjes qindra qytetarë ndezen qirinj dhe  vendosen lule, por edhe shënime, që flisnin për “vetëflijim” dhe jo vetëvrasje. Akti ekstrem shokoi opinionin dhe elektrizoi klimën politike. Vetëvrasja e një pensionisti, në vend që të ngjallë heshtje dhe meditim, shkaktoi komente jo të hijshme”, deklaroi kreu i socialistëve Evangjellos Venizellos për kritikat antiqeveritare. Nuk munguan edhe spekulimet për anulim të zgjedhjeve të pritshme. Protestë e heshtur u mbajt edhe në Selanik. Nga fillimi i krizës numërohen rreth 2.000 vetëvrasje.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Angjelina Verbica