1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Vetëm medaljet e arit kanë vlerë - Presion i madh ndaj sportistëve kinezë

Edhe pse ekipi olimpik kinez po shënon njërin sukses pas tjetrit, sportistët kinezë që kanë fituar medalje argjëndi apo bronzi nuk duken fare të lumtur gjatë ceremonive të dhënies së medaljeve.

default

Vetëm medaljet e arit kanë vlerë

Përqafime dhe brohorima, medalja e arit për gjimnastët kinezë ishte deri tani sipas këndvështrimit kinez momenti më emocional i Lojërave Olimpike të Pekinit. Por edhe në këto momenti triumfi manaxheri i ekipit Gao Xhi En tha: "Para katër vjetësh ne nuk arritëm të fitonim në Athinë. Si shef i ekipit të gjimnastëve m'u desh t'u kërkoja falje të gjithë kinezëve që i zhgënjyem. Sot ua plotësova dëshirën duke u dhënë të gjithë kinezëve një përgjigje të kënaqshme."

Zhu Qinan aus China, Abhinav Bindra aus India und Henri Hakkinen aus Finland

Zhu Qi Nan (majtas) shpërtheu pas garës në lotë, sepse arriti të fitonte vetëm medaljen e argjëndit

Në sytë e publikut kinez vlejnë vetëm medaljet e arit

Presioni për të fituar medalje ari është për sportistët kinezë shumë i madh. Këtë e tregoi qartë momenti i ndarjes së medaljeve të garave të qitjes. Qitësi Zhu Qi Nan shpërtheu në lotë, sepse arriti të fitonte vetëm medaljen e argjëndit. "Ishte një situatë e vështirë. Sportistët që kanë marrë pjesë më parë në olimpiada dominohen vetëm nga një ide: ata duan patjetër që të fitojnë. Presioni ndaj tyre është shumë i lartë se sa për ata që marrin pjesë për herë të parë në Olimpiade."

Çën Ce Cia gëzon pas fitores së medaljes së arit në peshëngritje

Çën Ce Cia gëzon pas fitores së medaljes së arit në peshëngritje

Medalja e arit mund t'i ndryshojë jetën gjithë familjes së sportistit

Në vlerësimin jozyrtar të olimpiadës në Kinë vlejnë vetëm medaljet e arit. Fitorja e një medaljeje të tillë mund t'i ndryshojë jetën jo vetëm sportistit por të gjithë familjes. Kështu edhe familjes së Çën Ce Cias. Pasi ajo fitoi medaljen e arit në peshëngritje kryeplaku i fshatit i dorëzoi familjes së saj një zarf me 5000 euro. Pas tyre priten dhurata të tjera, p.sh. nga përfaqësuesit e qarkut, të qytetit, të provincës dhe të qeverisë në Pekin. Mendohet se shuma do të arrijë deri në 100 000 euro. Paratë shoqërohen edhe me shpërblime në natyrë. Zakonisht një banesë gratis.


Për presionin që ushtrohet në Kinë ndaj atletëve flasin edhe mediat, në të cilat vetë sportistët tregojnë se trainerët u thonë para garave që duhet të pëpiqen ta përmirësojnë edhe më tepër rekordin e tyre individual. Ky presion do të jetë i pranishëm me siguri edhe në Lojërat Olimpike 2012 në Londër.

  • Data 18.08.2008
  • Autor Astrid Freyeisen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExTD
  • Data 18.08.2008
  • Autor Astrid Freyeisen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ExTD