1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vetëm hapi i parë - Siria dhe Libia fillojnë marrëdhëniet diplomatike

Presidenti sirian, Asad befasoi opinionin ndërkombëtar gjatë takimit të Detit Mesdhe në Paris, kur bëri të ditur se së shpejti do të fillojnë marrëdhëniet diplomatike me Libanin. Dhe momenti ka ardhur.

Presidenti sirian Bashar El Assad

Presidenti sirian Bashar El Assad

Të mërkurën dhe të enjten, presidenti i ri libanez Michel Suleiman do të qëndrojë në Damaskus. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve mund të ndihmojnë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Demostrata antisiriane në Liban

Demostrata antisiriane në Liban

Megjithëse Libani është shtet i pavarur që prej vitit 1943 dhe Siria që prej vitit 1946, deri më sot të dy vendet fqinjë nuk kanë këmbyer asnjëherë ambasadorë dhe marrëdhëniet e tyre i kanë pas vendosur nën presionin e varësive historike, të cilat edhe tani do të jetë e vështirë të mënjanohen, të paktën nga kokat e njerëzve:

Kështu për shembull Libani, nuk është parë deri tani nga shumë sirianë si shtet i pavarur, por si "provinca e tyre e 19-të", pra pjesë faktike e Sirisë. Kjo vjen prej asaj se të dy vendet kanë qenë deri në Luftën e Parë Botërore pjesë e Perandorisë Osmane dhe nën të, pjesë e "Sirisë së Madhe", e cila u ka pas shtrirë që prej Qipros deri në Irakun (e sotëm) dhe përfshinte edhe Palestinën. Gjatë Luftës së Parë Botërore, britanikët dhe francezët ranë dakort (në Marrëveshjen "Sykes-Picot" të majit të 1916-ës) për ndarjen e këtij territori në zona me ndikim reciprok dhe Siria dhe Libani u vendosën nën ndikimin francez. Administrata franceze e cila qe vendosur në Damask, ngriti në vitin 1920 një shtet të vogël libanez, pjesa më e madhe e popullsisë së të cilës ishte kristiano-maronite, e pasur në vitin 1926 nga "Republika libaneze", e cila sigurisht që ndodhej vazhdimisht nën kontrollin dhe sovranitetin e administratës franceze. Kjo administratë u ndodh gjatë Luftës së Dytë Botërore nën ndikimin e Francës së Vichy-së, pra ishte aleate e Gjermanisë naziste.

Në vitin 1943, Libani morri pavarësinë, të krishterët e atjeshëm janë edhe sot të orientuar nga Franca dhe perëndimi, ndërkohë që myslimanët u drejtuan nga bota arabe, kryesisht nga Siria e cila morri pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946 pavarësinë.

Në bazë të këtij zhvillimi historik, Damasku nuk ka pushuar kurrë ta shohë Libanin si pjesë të tokës mëmë, ose të paktën në mënyrë të ngjashme si marrëdhëniet e varësisë midis Monakos dhe Francës.

Siria ka ushtruar për dekada me rradhë ndikimin e saj politik dhe ushtarak në vendin fqinjë, i cili ka qenë më i vecantë gjatë viteve të gjata të luftës civile libaneze nga 1975 deri më 1990, vite gjatë të cilave edhe arriti të instrumentalizonte ndryshimet e grupeve etnike dhe fetare.

Pak pas fillimit të kësaj lufte, trupat siriane u dërguan në Liban, për tu kujdesur atje për vendosjen e rendit, por ato u përpoqën për të mbajtur nën kontroll Libanin. Këto trupa qëndruan atje edhe pas marrëveshjes së Taef-it, e cila i dha fund luftës civile. Ato u larguan vetëm në vitin 2005, pasi Bejruti u ngrit në demostrata të ashpra antisiriane, pas vrasjes së kryeministrit të atëhershme Rafik Hariri, vrasje në të cilën duhet të jetë përzier edhe Siria.

Damasku hedh poshtë cdo lloj akuze për përgjegjësi në këtë vrasje, si dhe për vrasjet e tjera politike. Por për të mos rënë në izolim të plotë propozoi një kurs pajtimi me Bejrutin. Përkrahja e Sirisë për islamistët e Hesbullahut vazhdon të mbetet, kështu që pjesë e normalizimit të marrëdhënieve midis Bejrutit dhe Damaskut është edhe fundi i grindjeve midis hisbullahëbe dhe qeverisë së Sinioras. Disa orë para vizitës së presidentit në Damask, vëzhguesit politik në Bejrut flasin me skepticizëm, sepse nuk besojnë në kthesën 180 gradë të Sirisë, prandaj paralajmërojnë se suksesi ose dështimi i vizitës nuk do të varet nga deklaratat politike por tërheqja nga aktivitetet dhe hapat konkrete në drejtim të pajtimit.

  • Data 13.08.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwVk
  • Data 13.08.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwVk