1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vetëm fjalë apo çfarë? - Teherani kërkon të ndërtojë impiante të tjera bërthamore

Diskutimet për programin atomik iranian vazhdojnë të rrisin tensionet. Sepse Teherani bëri të ditur ditën e hënë, më 22 shkurt, se do të ndërtojë dy impiante të tjera për pasurimin e uraniumit.

Impiante të reja të pasurimit të uraniumit së shpejti në Iran. Ne foto: simboli i atomit mbi flamurin iranian

Impiante të reja të pasurimit të uraniumit së shpejti në Iran

Dy impiantet për pasurimin e uraniumit do të ndërtohen në male

Sipas të dhënave të shefit të autoriteteve iraniane që merren me çështjet bërthamore, Ali Akbar Salehi, ndërtimi i impianteve për pasurimin e uraniumit do të fillojë me fillimin e muajit prill, pas festës së vitit të ri persian. Në Republikën Islamike viti i ri festohet më 21 mars. Dy impiantet do të ndërtohen në male, thuhet pa treguar më shumë. Atje ato do të jenë të sigurta nga sulmet ushtarake. Por, asnjë e dhënë konkrete gjeografike nuk u lëshua nga kryeqyteti iranian.

Teherani ka bërë plane për ndërtimin e dhjetë impianteve të reja për pasurimin e uraniumit, u bë e ditur në muajin dhjetor. Sipas të dhënave nga Salahi, për pesë prej tyre është gjetur vendi ku do të ndërtohen. Megjithatë, ai nuk tregoi se ku ndhodhen këto vende. E ditur është bërë se Teherani do të ndërtojë në plan afatgjatë 20 impiante për të mbuluar nevojat e veta për uranium të pasuruar, për prodhimin e energjisë dhe për qëllime mjekësore. Disa vëzhgues mendojnë se kjo perspektivë nuk është realiste, por shërben vetëm për të demonstruar forcë.

Njoftimet e tanishme vijnë në një fazë shumë kritike. Sepse qeveria në Teheran ka refuzuar para pak kohësh ofertën për kompromis të ofruar nga Zyra ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, IAEA. Oferta parashikonte ndër të tjera që Irani të dërgojë në Rusi 1,2 ton uranium të pasuruar pak, për të rritur përqindjen e uraniumit në material nga 4 në 20 përqind e për të prodhuar më pas në Francë lëndën djegëse. Kjo lëndë duhet të kthehet në Iran deri në fund të vitit, për t`u përdorur në një reaktor kërkimesh në fushën e mjekësisë. Pasi e shtyu dhënien e përgjigjes për tre muaj rresht, Salehi tha dy javë më parë :

„Unë bëj të ditur se kemi shkruar një letër për IAEA-në. Letra shpjegon planet tona për pasurimin e uraniumit deri në 20 përqind. Në këtë proces do të jenë të pranishëm inspektorët e IAEA-s. Ne do të fillojmë menjëherë me këtë proces.“

Irani zotëron aktualisht dy impiante pasurimi, prej të cilave vetëm njëri është në punë, ai në Natanz. Sipas të dhënave të IAEA, punojnë në të 8610 centrifuga në të cilat pasurohet gazi i hexafluoridit të uranit.

Ekspertët janë të mendimeve të ndryshme, nëse Irani është në gjendje që të arrijë me këtë numër centrifugash gradën e nevojshme të pasurimit të uranit në mbi 80 përqind.

Ndërkohë që Perëndimi druhet se Irani e shfrytëzon programin atomik edhe për qëllime ushtarake, Teherani proteston duke thënë se ai ka karakter paqësor.

Javët e kaluara shefi i ri i IAEA, Yukiyo Amano, bëri të fitur se zyra e tij është e shqetësuar, sepse sipas informacioneve që zotëron, Republika Islamike është duke ndërtuar ndërkohë një ndezës armësh atomike. Ishte hera e parë që Zyra ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore foli konkretisht për rrezikun atomik që vjen prej Iranit.

Autor: Ulrih Pick/ Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 23.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M9Oo
  • Data 23.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M9Oo