1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vetëdigjet një viktimë e ish-regjimit komunist në Shqipëri

Një ish i burgosur politik në Shqipëri ka përfunduar në spital me djegie të rënda trupi, pas tentativës për t'i vënë flakën vetes me benzinë.

Vetedjegie në Tiranë

Vetedjegie në Tiranë

Gjergj Ndreca 53 vjeç, ndërmori këtë veprim fatal për të tërhequr vëmendjen e shtetit shqiptar për të dëmshpërblyer sa më shpejt viktimat e regjimit komunist. Prej 17

Tenton vetëflijimin në mes të Tiranës.

Tenton vetëflijimin në mes të Tiranës.

ditësh, së bashku me 19 ish të burgosur politikë, ai ka nisur një grevë urie në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Ata kërkojnë që qeveria të paguajë për viktimat e regjimit komunist 20 mijë lek të vjetra, për çdo ditë burgimi. Ende nuk është e qartë se çfarë dëmesh ka pësuar Ndreca, por bëhet e ditur se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka kaluar gjashtë vite të jetës së tij në burg për veprimtari anti-komuniste. Rreth 100 mijë shqiptarë u ekzekutuan, burgosën ose u dërguan në punë të detyruar nga regjimi komunist mes viteve 1945 -1990. Menjëherë pas kësaj ngjarje, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qëndra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut dhe Qëndra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare, që ta vlerësojë me seriozitet këtë gjëndje të rëndë dhe të paprecedent dhe të gjejë sa më shpejt mundësinë e takimit me grevistët.