1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Veriu i Mitrovicës është 'de facto' në Serbi"

Intervistë ekskluzive me përfaqësuesin e BE-së në Troika, ambasadorin gjerman Volfgang Ishinger (Wolfgang Ischinger)

default

Volfgang Ishinger

DW: Zoti Ishinger, a mund t ë shmanget shpallja e njëanshme e pavarësisë në Kosovë? Ishinger: Unë besoj, se kjo pyetje është shtruar gabim. Pyetja është se si mund ta shoqërojë Bashkimi Evropian pavarësimin e Kosovës në mënyrë që procesi të mos jetë i njëanshëm por i koordinuar me ne dhe i mbikqyrur prej nesh. DW: A do t ë thotë kjo, që tashmë është vendosur? Si do të reagojë atëherë BE-ja ndaj shpalljes së njëanshme të pavarësisë? Ishinger: Pikërisht kjo vjen në pyetje. Çështja është të konstatojmë, se kur do të jemi ne në gjendje që të reagojmë ndaj një deklarate të tillë. Cilat janë parakushtet që duhet të kërkojmë nga pala kosovare, para se ajo të bëjë shpalljen. Fjala është për disa javë, jo disa muaj. DW: Cilat janë opcionet e mundshme? Ishinger: Pyetja që shtrohet është se a mund të plotësojë Kosova në të ardhmen, edhe me ndihmën e një misioni ndërkombëtar vëzhgues, kërkesat e një shteti juridik? A mund të respektojë Kosova të drejtat e pakicave serbe? Këto janë pyetjet që ne, SHBA-të dhe BE-ja, ua kemi shtruar kosovarëve. Unë kam përshtypjen se pala kosovare po punon intensivisht, për t'i plotësuar ato dhe se pikërisht në ato ditë, kur do të shpallet e do të zbatohet pavarësia, ajo duhet të sjellë dëshmitë për do të duhet të sjellin dëshminë që i pranon kushtet. DW: Serbët në veri të Kosovës kanë kërcënuar se do të shkëputen nga Kosova, në se kjo bëhet e pavarur. Çfarë dueht të bëjë Bashkësia Ndërkombëtare për të shmangur ashpërsimin e konfliktit? Ishinger: Këtu ka dy pika. Së pari, është shumë e rëndësishme, që të theksohet, se një arritje e procesit të Troikës ishte premtimi i të dyja palëve, asaj serbe dhe shqiptare, se nuk do të përdorin dhunë. Ne do të kujdesemi që ky premtim të respektohet. Së dyti, veriu i Kosovës, ajo pjesë që banohet nga serbët de facto është pjesë e jetës në Serbi. Paramendohet që kjo ashtu do të mbetet edhe në të ardhmen dhe se jeta faktike e tyre nuk do të ndryshojë. Ata vetëm do të thonë se nuk e njohin juridikisht Kosovën e pavarur.
  • Data 10.12.2007
  • Autor DW-tv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZru
  • Data 10.12.2007
  • Autor DW-tv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZru