1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Veprimi i fundit "anti rus" i presidentit ukrainas Viktor Jushçenko

Presidenti i Ukrainës që po largohet nga posti, Viktor Jushçenko konsiderohej si proevropian dhe antirus. Madje dhe me dështimin e tij në zgjedhje ai e bën të qartë këtë qendrim, mendon në komentin e tij, Ingo Manteufel.

default

Viktor Jushçenko

Fitorja e Viktor Janukoviçit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duket si një dënim shkatërrimtar për "revolucionin e portokalltë" dhe presidencën pesëvjeçare të yllit të atëhershëm të politikës, Viktor Jushçenko. Pa dyshim që Jushçenkoja i zhgënjeu shpresat e atëhershme të ukrainasve: pak votat që mori në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale janë një dëshmi e pakeqkuptueshme se presidenti "i portokalltë" dështoi keqas në shumicën e aspekteve të politikës së tij.

Aktivist i presidentit të portokalltë

Aktivist i presidentit "të portokalltë"

Jushçenko për vizitë në Gjermani

Jushçenko për vizitë në Gjermani

Vërtet që politika e tij proevropiane dhe antiruse dështoi, edhe sepse politikanët evropianë nuk kishin guximin që t'i jepnin Ukrainës një perspektivë anëtarësimi. Por dështimi i Jushçenkos ka të bëjë në radhë të parë me mungesën e suksesit në lidhje me reformat e brendshme, të nevojshme. Në shumë aspekte, presidenca e tij pesëvjeçare të lë përshtypjen e një epoke të shanseve të pashfrytëzuara. Megjithë këto, një vend të rëndësishëm në historinë e Ukrainës meriton jo vetëm fillimi me shkëlqim i presidencës së tij, por edhe fundi.

Mund të tingëllojë në mënyrë ironike dhe mund të jetë e pakuptueshme për vëzhguesin e përqendruar në fitimin e pushtetit politik, por dështimi i Jushçenkos në zgjedhjet presidenciale është shenjë e triumfit absolut të "revolucionit të portokalltë". Sepse fakti që presidenti në post skualifikohet që në raundin e parë të zgjedhjeve dhe që kandidati i opozitës zgjidhet në mënyrë paqësore si president, pa u mbajtur në pushtet pushtetmbajtësi aktual me "të ashtuquajturat burime administrative", të zakonshme në hapësirën postsovjetike, është shprehje e demokracisë më të lartë. Pikërisht, kjo ishte fryma bazë e "revolucionit të portokalltë", prej së cilës rrjedh një detyrim i madh jo vetëm për pasardhësin e tij, Janukoviç. Shumë më tepër, Viktor Jushçenko me sjelljen e tij dha sërish një sinjal në drejtim të Rusisë dhe shteteve të tjera postsovjetike.

Me sjelljen e tij Viktor Jushçenko dha sërish një sinjal në drejtim të Rusisë dhe shteteve të tjera postsovjetike si dhe përkrahësve të Viktor Janukoviçit

Me sjelljen e tij Viktor Jushçenko dha sërish një sinjal në drejtim të Rusisë dhe shteteve të tjera postsovjetike si dhe përkrahësve të Viktor Janukoviçit

Sepse atje deri tani atje nuk ka dalë me sukses testi demokratik, që mund të kuptohet thjesht nga çdo qytetar, sipas të cilit një president mund të largohet në mënyrë paqësore nga posti me vota dhe me to të ngjitet në pushtet një kandidat tjetër. Vërtet që në Rusi dhe në vende të tjera shumë vetë flasin për demokraci, shtet juridik dhe luftimin e korrupsionit. Por vetëm evropiani ukrainas Viktor Jushçenko tregoi fare thjeshtë, çfarë do të thotë kjo në praktikë.

Autor: Ingo Manteufel
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 15.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M1fG
  • Data 15.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M1fG