1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vepra të tjera që duhet të pasojnë! - Kështu Kisha mund ta rifitojë besimin e humbur

Pas akuzave të ekspertëve të OKB-së Vatikani duhet ta zbardhë më me vendosmëri abuzimin me fëmijë në Kishën Katolike dhe të bashkëpunojë me autoritetet penale, komenton redaktori i DW, Stefan Dege.

Rubrikenbild Kommentar albanisch

Për Vatikanin është një shuplakë e fortë: Kisha Katolike i zbulon abuzimet seksuale të etërve shpirtëror dhe i lë të pandëshkuar fajtorët, konstaton Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Këto janë akuza të rënda dhe qartësia e tyre, për më tepër nga një forum i tillë, është e pazakontë.

Froni i Shenjtë do t'i provojë akuzat. Ndonëse ndalohet ndërhyrja në teorinë e kishës, e veçanërisht lidhur me moralin katolik për seksualitetin, reagimi i përmbajtur nga Roma tregon se është kuptuar mesazhi, që u përkufizua gjatë dëgjimit të përfaqësuesve të kuorumit në Gjenevë në mes të janarit. Ky mesazh është çmimi, që duhet të paguajë Kisha Katolike për zbardhjen e çalë të abuzimeve ndaj fëmijëve.

Në shumë vende të botës njerëz të kishës për dekada me radhë kanë abuzuar seksualisht me mijëra fëmijë. Përdhunuesit e fëmijëve të veshur me veladon nuk u janë nënshtruar pasojave. Pedofilët e kanë shfrytëzuar paturpësisht aureolën si njerëz të kishës. Drejtues dhe krerë të kishës i kanë mbuluar krimet. Shpesh autorët e krimit vetëm janë zhvendosur dhe atyre që kanë pasur dijeni u është udhëzuar të heshtin. Arsyeja e kishës mbi të mirën e fëmijës: Një praktikë kjo, që ka arritur deri në qendrën e pushtetit të kishës botërore, në Vatikan.

Porträt - Stefan Dege

Stefan Dege

E drejtë është që ekspertët e OKB-së konstatojnë, se Kisha Katolike ka nisur ta zbardhë skandalin. Edhe Papa Benedikti i XVI e ka dënuar krimin dhe pati ndërmarrë hapat e parë kundër. Pasuesi i tij Françesku krijoi një komision për mbrojtjen e fëmijëve. S'ka dyshim: Vatikani është vënë në lëvizje. Por kjo megjithatë nuk mjafton.

Kush abuzon ndaj fëmijëve, duhet të dalë para një gjyqi botërisht. Për këtë kisha duhet të bashkëpunojë me drejtësinë. Dosjet e atyre që kanë bërë krim nuk duhet të asgjësohen më. Shteti i Vatikanit është i detyruar të repsektojë të drejtat e fëmijëve. Duhet të pasojnë vepra të tjera - për më shumë transparencë, zbardhje më me vendosmëri dhe për një hetim - ndoshta të dhimbshëm - të shkaqeve.

Vetëm kështu kisha mund ta rifitojë besimin e humbur.