1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vendoset gjendja e jashtëzakonshme- Zjarret në Rusi kërcënojnë impiantet atomike në Urale

Mijëra forca shpëtimi në Rusi vazhdojnë të luftojnë kundër rrezikut të përfshirjes nga zjarri të centraleve atomike dhe zonave të ndotura me radioaktivitet.

Qendra Majake përpunimit dhe magazinimit të mbetjeve bërthamore.

Qendra "Majak"e përpunimit dhe magazinimit të mbetjeve bërthamore.

Në qytetin Osersk në Urale, ku ndodhet qendra e madhe e përpunimit dhe magazinimit të mbetjeve bërthamore "Majak" të martën (10.8.) është planifikuar një takim krize. Në qytet për shkak të afrimit të zjarreve është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Pjesë të mëdha të rajonit përreth qendrës së përpunimit të mbetjeve bërthamore "Majak" vlerësohen me ndotje të lartë radioaktive. E paqartë është se sa i janë afruar deri tani zjarret qendrës. Në "Majak", rreth 1.800 kilometra larg Moskës ishte hapur struktura e parë për prodhimin industrial të materialit të ndashëm. Në vitet 1950 ndodhi një incident, një defekt i madh, më i rëndë se ai i Çernobilit. Ekspertët vlerësojnë se si pasojë është ndotur një sipërfaqe prej rreth 100 kilometrash katrorë.

Waldbrände in Russland Flash-Galerie

Nga qendra e ripërpunimit "Majak" prej disa dekadash ka rrjedhje mbeturinash radioaktive në mjedis. Një zëdhënës i seksionit rus të organizatës ambientaliste "Greenpeace" foli për një katastrofë, nëse zjarret nuk do të vihen nën kontroll. Drejtori i një centrali tjetër bërthamor në Urale, ai i Çeljabinskut u shpreh përkundrazi optimist: "Moti është në favorin tonë. Nuk ka erë. Pra sot do t'u japim goditjen vendimtare vatrave të fundit të zjarrit."

Në total situata në Rusi vazhdon të jetë kërcënuese. Rreth 100.000 forcat e angazhuara në shuarjen e zjarreve duket se nuk po ia dalin të vënë nën kontroll zjarret. Televizioni i drejtuar nga Kremlini javën e kaluar tregonte ende përmasat e vërteta të zjarreve. Por ndërkohë transmetohen vetëm lajme për suksese.

Waldbrände in Russland Flash-Galerie

Presidenti rus vizitoi republikën në lindje të Moskës Mari El ku zjarret janë shuar. Atje fshatarë të kënaqur i tregonin se këtë vit të korrat do të jenë disi më të pakta. Presidenti ishte në humor të mirë: "Për ne është shumë e rëndësishme të ruajmë jo vetëm drithin që ka mbetur, por të sigurojmë edhe bazën për ushqimin e kafshëve për vitin që vjen që të mund të ruajmë sasinë e tyre."

Pak shpresa u japin meteorologët moskovitëve. Përmbajtja e lëndëve të dëmshme në ajrin e ndotur të kryeqytetit rus është tri herë mbi normën, norma e vdekshmërisë është dyfishuar.

Autor: Hermann Krause/ Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 10.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ogdr
  • Data 10.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ogdr