1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vendimtar për të ardhmen e marrëdhënieve Kinë-SHBA! Para samitit në Uashington

Pak para vizitës së presidentit kinez Hu Jintao të martën (18.01) në Uashington, ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton i ka bërë thirrje Pekinit për reforma të gjera në ekonomi dhe politikë.

default

Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton

Këtë javë zhvillohet samiti kinezo-amerikan në Uashington, me pjesëmarrjen e shefit të shtetit kinez, Hu Jintao dhe presidentit amerikan, Barack Obama. Samiti konsiderohet tejet i rëndësishëm për marrëdhëniet kinezo-amerikane, të cilat aktualisht kanë shfaqur fërkime të dukshme, sidomos në çështjet ekonomike. Ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton është shprehur se nga rezultatet e këtij takimi do të varet edhe e ardhmja e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ka ardhur koha për veprim sidomos në temat si tregtia, ndryshimi i klimës dhe Koreja e Veriut, ka thënë Clinton. Kina duhet të liberalizojë ekonominë e saj dhe t'i japë më shumë shanse importeve amerikane dhe investimeve, ka kërkuar ajo.

US-Präsident Barack Obama und Chinas Staatspräsident Hu Jintao Bildcombo

Dy presidentët kanë mjaft për të diskutuar

Një temë e rëndësishme në samit do të jetë edhe marrëdhënia mes dollarit dhe juanit kinez. SHBA akuzon Kinën se qëllimisht mban një kurs të ulët të juanit me qëllim që të mbështesë ekonominë e eksportit. Por edhe marrëveshje ekonomike mes dy vendeve priten të nënshkruhen.

Marrëdhëniet kinezo-amerikane në pika kritike

Në takimin mes Obamës dhe Hu Jintaos javën e ardhshme në Uashington, sipas gazetës amerikane "Washington Post" do të preket fort tema e lirisë së shprehjes dhe të drejtat e njeriut në Kinë. Një sinjal për këtë e dha që të premten (14.01) në një fjalim të saj, ministrja e Jashtme amerikane. Kina duhet të lejojë më shumë liri dhe demokraci, tha ajo. Marrëdhëniet kinezo-amerikane kanë mbërritur në "një pikë kritike", mendon Clinton. Ka një fjalë të vjetër kineze, tha ajo, "Kush ndodhet në të njëjtën varkë, duhet të lëvizë në të njëjtin drejtim. Ne jemi në të njëjtën varkë, dhe ne ose duhet të lëvizim në të njëjtin drejtim, ose do të shkaktojmë turbulenca dhe vorbulla, gjë që do të na prekë jo vetëm ne si dy vende, por shumë vetë larg kufijve tanë." Megjithatë "SHBA e mirëpret ngjitjen e Kinës si fuqi e re", theksoi Clinton.

China Währung 100 Yuan Banknoten in Schanghai

Bankënota juan

Kina është paqësore - SHBA nuk duhet të shqetësohet

Në një intervistë të zëvendësministrit të Jashtëm kinez, Cui Tiankai për CNN të shtunën theksohet se Kina ndjek një politikë paqësore dhe se SHBA nuk ka arsye për t'u shqetësuar nga fuqia e re kineze. "Fuqia ushtarake kineze është ende shumë mbrapa asaj të Shteteve të Bashkuara. Shpenzimet e Kinës për ushtrinë janë shumë shumë të vogla krahasuar me shpenzimet e SHBA-së. Ky është një fakt. Kështu SHBA nuk ka pse të shqetësohet në këtë drejtim. Përveç kësaj, Kina ndjek një politikë mbrojtjeje paqësore. Ne nuk duam të kërcënojmë askënd."

AG/Arapi

Redaktoi: Mimoza-Cika-Kelmendi

  • Data 18.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zyHK
  • Data 18.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zyHK