1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vendimin pozitiv për vizat, Shqipëria e ka vetë në dorë

Ambasadori i delegacionit të BE në Tiranë, Helmuth Lohan, deklaroi sot se vendimi që do të merret për liberalizimin e vizave për Shqipërinë do të jetë një vendim politik i politikanëve të BE-së.

Vizë hyrëse për BE

Vizë hyrëse për BE

Ambasadori i delegacionit të BE, Helmuth Lohan vlerësoi rekomandimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, si një rezultat të plotësimit të pjesës më të madhe të kërkesave për këtë qëllim nga pala shqiptare. Ai theksoi, se vendimi që do të merret do të jete një vendim politik, që e ka në dorë vetë Shqipëria. “Tanimë varet nga Shqipëria që të plotësojë kërkesat ende të paplotësuara. Rekomandimi ka mbërritur tani në Këshillin e Ministrave dhe në Parlamentin Europian. Vendimi për propozimin e KE-së do të merret, siç thuhet në gjuhën europiane, si një vendim i përbashkët politik” theksoi Lohan sot në Tiranë.

Kriza duhet të marrë fund

Kryeministri i Shqipërisë Berisha e përshëndeti vendimin e sotëm të KE, për t`u rekomanduar Këshillit të Ministrave të BE dhe Parlamentit Europian liberalizimin e vizave me Shqipërinë, një ngjarje historike. “Kjo është një arritje madhore, historike për çdo qytetar shqiptar. Kjo përbën një ëndërr të realizuar për shqiptarët, që nga rilindasit dhe deri në ditët e sotme,” tha Berisha.

Ndër kërkesat që Shqipëria duhet të plotësojë për një vendim pozitiv lidhur me liberalizimin e vizave është edhe dhënia fund e krizës politike aktuale, për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të kaluar. Një ekip ekspertësh ligjorë të BE po qëndron në Tiranë për të kontribuar në arritjen e kompromisit qeveri- opozitë për kapërcimin e ngërcit politik.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 27.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NYls
  • Data 27.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NYls