1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vendimi ndaj Manning paralajmërim për gazetarët

Eksperti i krimit kibernetik dhe dëshimtari kyç i procesit ndaj Bradley Manning, Yochai Benkler thotë për DW se vendimi ndaj tij mund të ketë pasoja për gazetarët në të ardhmen.

Yochai Benkler është bashkë-drejtues i Qendrës Berkman për Internetin dhe Shoqërinë pranë Universitetit të Harvardit dhe profesor i studimeve ligjore në Harvard Law School. Ai është ekspert i krimit kibernetik dhe një nga dëshmitarët kyç në mbrojtjen e Bradley Manning.  

Yochai Benkler thotë se është i lehtësuar që gjykatësi nuk pranoi akuzën për ndihmën e dhënë armikut. Kjo do të thoshte se çdo dokument i sigurisë kombëtare që do të mund të publikohej në të ardhmen do të quhej si "ndihmë për armikun". Fakti se gjyqëtari hodhi poshtë teorinë se publikimi i materialeve në një faqe interneti ku kishte akses armiku të quhej ndihmë ndaj tij, është i mjaftueshëm.

Yochai Benkler Professor Harvard University

Yochai Benkler, profesor Harvard University

Por pjesa tjetër e akuzave, ku gjyqëtari shpalli fajtor Manning, janë shumë të gjera dhe lenë vend për interpretim, sipas Benkler. “Do të jetë shumë e vështirë në të ardhmen për gazetarinë nëse vendimi përfundimtar kundër tij do të jetë dy, tre apo dhjetë vjet burg. Pas një vendimi të tillë gazetaria investigative do të rrijë larg çështjeve të sigurisë kombëtare në Amerikë,” shprehet ai. .

Çështja Manning për një kohë të gjatë do të përdoret në betejën mes interesit së sigurisë kombëtare dhe lirisë së shtypit. Benkler thekson se fakti që Manning u shpall fajtor për shumë shkelje të Aktit të Spiunazhit dhe krime kompjuterike, do të thotë se qeveria mund të përdorë një arsenal të tërë ligjor kundër gazetarëve dhe burimeve të tyre.

Duke marrë parasysh çështjen e FBI kundër Stephen Kim të disa muajve më parë (Kim ishte një zyrtar i Departamentit të Shtetit i cili u akuzua se i dha informacione sekrete për planet bërthamore të Koresë së Veriut gazetarit të Fox News James Rosen), ku Departamenti i Drejtësisë publikoi një dokument ligjor që i pozicion gazetarët si bashkëpunëtorë të thyerësve të Aktit të Spiunazhit, është shumë domethënës.

Bradley Manning Gericht 30.07.2013

Bradley Manning

Në këtë pikëpamje, shprehet Benkler, Julian Assange nuk është i ndryshëm nga gazetari i Fox News  Jamie Rosen. Ndryshimi i vetëm mes tyre është se Rosen është i mbrojtur nga shqetësimi i administratës për reagimin e publikut dhe medias për përndjekjen e një gazetari, ndërkohë që Assange ka qenë për një kohë të gjatë pre e përndjekjeve.

Për sa kohë që të jetë frika e dënimit , është politika, jo ligji, që e ndan WikiLeaks nga media, thotë eskperti i krimi kibernetik. “Sa i përket Snowden, unë mendoj se verdikti nënkupton se ai është nën kërcënim konstant dhe ai është duke kaluar ditët në burgun e tij natyral, sepse gjykatat civile, atje ku ai duhet gjykohet, ndonjëherë kanë gjykime më të ashpra se ato ushtarake,” përfundon Benkler.