1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vendimi i Gjykatës Nacionale Spanjolle për atentatorët e Madridit në qendër të shtypit gjerman

Shqiptimi i vendimeve nga gjykata kundër atentatorëve të Madridit të vitit 2004 është sot tema më e komentuar e shtypit gjerman.

Shpallja e vendimit të gjykatës së Madridit

Shpallja e vendimit të gjykatës së Madridit

undefined

FRANKFURTER RUNDSCHAU ndër të tjera shkruan:

"Gjykatësit skicuan një pamje të qartë të proceseve të 11 marsit dhe të javëve para dhe pas tyre. Që ata i shpallën të pafajshëm tetë nga të akuzuarit dhe dhanë për të tjerët një masë dënimi shumë më të vogël nga kërkesat e prokurorisë, flet për një proces gjyqësor të një shteti juridik. Për një kohë të gjatë u përpoqën politikanë të Partisë së djathtë Popullore që të mbanin në këmbë tezën për përfshirjen në atentate të ETA-s. Kur më 15 shkurt nisi në Madrid para Gjykatës Kombëtare procesi, i gjithë vendi shpresonte për një mrekulli: për mrekullinë e gjetjes të së vërtetës. Mrekullia ndodhi."

FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG vlerëson para së gjithash që procesi gjyqësor kundër terroristëve në Spanjë përfundoi dhe me shqiptimin e vendimeve:

"Spanja është vendi i parë perëndimor, që përfundoi tani sipas së drejtës dhe ligjit një proces të madh kundër terrorizmit islamik. Asaj që deri tani nuk ia dolën mbanë as SHBA pas 11 shtatorit 2001, as Britania e Madhe pas 25 korrikut 2005, ia doli mbanë drejtësia spanjolle: shqiptimin e fajësisë, të mbështetur në një bazë solide faktesh kundër një grupi fanatikës kryesisht me origjinë nga Maroku dhe kundër ndihmësve të tyre brenda vendit. Ende forcat e sigurisë po zbulojnë "celula" të reja. "Luftëtarë të Zotit" të fanatizuar me siguri që nuk do të frikësohen nga vendimet e Madridit, por ndoshta kjo do të vlejë për ndonjë ndihmës lokal, qoftë ai mysliman ose jo."

Fakti që vendimet bazohen në normat e shtetit juridik veçon edhe BRAUNSCHWEIGER ZEITUNG:

"Për atentate si ato në Madrid, në Nju Jork ose në Londër të mungojnë fjalët, me të cilat të shprehësh edhe më përafërsi pafuqinë, dhimbjen dhe zemërimin. Njeriu është në gjendje t'i shkaktojë vuajtje të pafundme njeriut. Dhe njeriu është vetëm në kufi relativisht të ngushtë në gjendje për të dhënë një përgjigje të duhur. Kufijtë juridikë, të cilat ai duhet t'ia vërë vetë vetes, e mbrojnë lirinë nga barbaria dhe hakmarrja e përgjakshme. Janë kufijtë për të cilët kanë rënë dakord shoqëritë e civilizuara. Ai që lëviz përtej këtyre kufijve, vepron megjithatë nën mbrojtjen e tyre. Një proces të shkurtër gjyësor, gjykime pa mundime nuk ka"

Për gazetën e Lyneburgut LANDESZEITUNG procesi gjyqësor i Madridit tregoi forcën e demokracisë:

"Ky proces gjyqësor dërgon një sinjal të fortë, si te armiqtë për vdekje islamistë të demokracisë, ashtu edhe te demokracia më e fortë e botës: demokracitë mund t'i mbrojnë kufijtë e tyre, pa i tradhëtuar vlerat e tyre. Shpallja e papritur i pafajshëm për njërin nga të dyshuarit si organizator të atentateve të vitit 2004 tregon se Spanja e sheh veten në konflikt, jo në luftë me terrorin. In dubio pro reo (në rast dyshimi- pro të akuzuarit)vlen edhe për luftëtarët e shenjtë, pikërisht sepse ata nuk janë luftëtarë, por kriminelë. Një proces publik në bazë të parimeve të shtetit juridik konfirmon fuqinë e vërtetë. Kampe sekrete torturash dhe procese gjyqësore para tribunaleve ushtarake dëshmojnë frikë dhe arrogancë. Atentatet e ndryshuan historinë e Spanjës. Fituesit socialistë të papritur të zgjedhjeve të Spanjës e çuan Spanjën nga periferia e Evropës sërish në qendër të saj"

Së fundi, WESTDEUTSCHE ZEITUNG që botohet në Dyseldorf, e cila kujton se atentatet mund të qenë penguar:

"Realizimi më tragjik pas tri vjetësh e gjysmë hetimesh për masakrat e Madridit është padyshim, që ky atentat i pabesë mund të qe penguar. Sipas hetimeve, policia spanjolle nuk i kishte ndjekur sinjalet për vënësit e bombave, nuk i kishte marrë seriozisht paralajmërimet. Kjo ndodhi edhe sepse në Spanjë mungonin specialistët e anti-terrorit, të cilët të mos e shkëpusnin vështrimin nga skena dinamike e fundamentalistëve në vend. Kësaj iu shtua edhe një nëvleftësim i ndëshkueshëm i terrorizmit ndërkombëtar nga ana e qeverisë konservatore të Hoze Maria Aznarit. Ky vërtet që e mbështeti duke iu rënë fort trompetave në krah të presidentit të SHBA Xhorxh Bush fushatën në Irak, por i shpërfilli pa u kushtuar aspak vëmendje paralajmërimeve për atentate kërcënuese hakmarrëse kundër Spanjës."

  • Data 01.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C04s
  • Data 01.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C04s