1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vendim kundër Vëllazërisë Myslimane

Drejtësia egjiptiane dobëson islamistët e rrëzuar nga pushteti. Një gjykatë e Kajros e shpalli "Vëllazërinë Myslimane" organizatë ilegale. Anëtarët paralajmërojnë për protesta në ditët në vijim.

Kabineti i Mohamed Mursiut u rrëzua. Krerët e "Vëllazërisë Myslimane" ndodhen në burg ose në arrati. E tani vendimi i një gjykate të Kajros i jep një goditje të re organizatës më të vjetër islamiste: Në një procedim të përshpejtuar kryegjykatësi, Mohamed al-Sayed e shpalli "Vëllazërinë Myslimane" një organizatë ilegale. Si arsyetim për këtë u tha se ajo rrezikon "sigurinë kombëtare". Në të njëjtën kohë gykata vendosi të konfiskojë pasurinë dhe imobiliet e islamistëve. Vendimi mund të çohet në apel.

Nga rrëzimi i Mursiut më 3.korrik, forcat egjipitiane të sigurisë kanë arrestuar më shumë se 2000 anëtarë të organizatës, ndër ta gati të gjithë aparatin drejtues të saj. Shumë anëtarë jetojnë në ilegalitet, nuk guxojnë të dalin në rrugë, si një kirurg nga një lagje e shtresës së mesme në Kajro. Krirugu që do të mbetet anonim, është aktiv prej vitesh në "Vëllazërinë Myslimane". "Ata duan ta kthejnë vendin pas 50 apo 60 vjet, kur Vëllazëria ishte një organizatë e ndaluar, që nuk mund të vepronte hapur. Po kthehemi në të njëjtën situatë kët ditë."

"Një skenë teatrale e madhe"

Ägypten Kairo Gericht

Gjykata egjiptiane në Kajro

Pas luftës së përgjakshme për pushtet me ushtrinë, presidenti Gamal Abdel Naser e ndaloi në vitin 1954 "Vëllazërinë Myslimane". Edhe nën "faraonin" e fundit të Egjiptit, Hozni Mubarak, shumë koka drejtuese të saj ndodheshin pas hekurave. Por në përgjithësi, Mubarak i kejoi Vëllzarëisë më shumë liri. Kështzu anëtarët e sja u lejuan të predikonin në xhami, dhe politikanët e kësaj organizate mund të paraqiteshin si kandidatë për në parlamentin egjiptian. Pas revolucionit në janar 2011, kjo organiazët krijoi krahun politik, Patinë për Drejtësi dhe Liri. Në mars të këtij viti ajo u regjistrua si një organizatë joqeveritare. Por vendimi i 23 shtatorit mund të bëjë që legaliteti i Vëllazërisë të kthehet thjesht në një intermexo të shkurtër të historisë 85 vjeçare të saj.

Para një xhamie në jug të Kajros debatohet ashpër për vendimin e gjykatës. Një student me mjekër të gjatë paraqitet si simpatizant i organizatës. "Ai shan njeriun e ri më të fuqishëm të Egjiptit, kreun e ushtrisë, Abdel Fatah al-Sisi. "E gjitha është një skenë e madhe teatrale. Al-Sisi fyen inteligjencën tonë. Ku është liria dhe dinjiteti i njeriut në gjërat që bën al-Sisi?"

Protestat vazhdojnë

Në Egjipt është rritur shqetësimi se pjesë të organizatës islamiste mund të radikalizohen më shumë në ilegalitet. Javët e fundit ka pasur përleshje të përgjakshme me policinë, ku humbën jetën 100 policë. Demonstratat paqësore të islamistëve në Kajro dhe metropole të tjera vazhdojnë. Kirurgu dhe aktivisti nga Kajro është i bindur, se pas ndalimit të Vëllazërisë, protestat do të forcohen. "Ne po mendojmë për mënyrë të reja proteste për të bërë presion ndaj puçistëve, për t'i detyruar ata të dialogojnë me ne. Përditë shtohen kundërstarët e puçit ushtarak."

Dëmi ekonomik

Ägypten Urteil Islamisten Prozess

Pamje nga procesi në Kajro kundër islamistëve militantë

Disa anëtarë të Vëllazërisë besojnë se vendimi i gjykatës do të sjellë dëme të reja për ekonominë egjiptiane gati të shkatërruar - dhe do të bëjë që atmosfera të kthehet kundër pushtetarëve të rinj. Organizatat e bamirësisë të "Vëllazërisë Myslimane", aktive në të gjithë Egjiptin kanë luajtur rol të rëndësishëm për zbutjen e dhimbjes sociale tek shtresat më të varfra të popullsisë. Kuzhinat për të varfrit, ndërmjetësimi për punë, ilaçe falas. Vëllazëria përmbush prej vitesh atë që nuk bën dot shteti i korruptuar.

Nga rrëzimi i Mursiut shumë filiale të tilla janë mbyllur. Por jo të gjithë egjiptiant janë të trishtuar për këtë. Kritikët besojnë se islamistët blejnë kështu vota. Mustafa Khaled, një besimtar por jo anëtar i Vëllazërisë, thotë: "Mohamed Mursi nuk më ka sjellë gjë. Ai ka folur fjalë të mira, por nuk bëri ndonjë gjë konkrete. Jam një i varfër dhe kam pesë fëmijë. Vëllazëria nuk ka bërë asgjë për mua."

Për Vëllazërinë vendimi i së hënës (23.09) është vetëm fillimi injë maratone procesesh. Në tetor krerë të kësaj organizate do ët dalin para kadiut, ndër ta edhe presidenti Musri. Ndërsa në dhjetor një gjykatë tjetër do të vendosë nëse Vëllazëria Myslimane do të kategorizohet si organizatë terroriste.