1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vendet islamike - pro pavarësisë së Kosovës

Kryeministri Al Sabah, kreu i qeverisë së Kuvajtit viziton Tiranën dhe thotë se vendet islamike janë pro pavarësisë së Kosovës

Gra myslimane në Tiranë duke u lutur, dhjetor 2006

Gra myslimane në Tiranë duke u lutur, dhjetor 2006

Në një kohë kur po vijojnë përpjekjet diplomatike, që qëndrimi i vendeve anëtare të BE, të jenë në rastin optimal i unifikuar pro pavarësisë së Kosovës apo në rastin minimal, Qipro, që kundërshton pavarësinë, të aplikojë gjatë votimit një mekanizem të BE-së, të quajtur „abstenim konstruktiv" vendet islamike pohojnë mbështetjen e tyre pro pavarësisë.

Këtë e bëri të njohur mbrëmë në Tiranë, kryeministri i Kuvajtit, Al Sabah, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Shqipëerisë Sali Berisha. „Çështja do të shtrohet në Këshillin e Sigurimit të vendeve anëtare në Konferencën Islamike, tha ai në Tiranë. „Shpresojmë, vijoi Al Sabah, që kurr ajo të mbrijë në Asamblenë e këtij Këshilli, vota do të jëtë pozitive, pro pavarësisë së Kosovës."

Kryeministri i Shqipërisë, Berisha nga ana e tij deklaroi se me zhvillimet e fundit dhe ato të pritshm është e pakuptimtë, tanimë, ajo që deri më sot është quajtur „shpallje e njëanshme e pavarësisë."

„Nuk mund të flitet më për njëanësi . SHBA dhe BE, kanë rënë dakort për një qëndrim të përbashkët për statusin final të Kosovës, për pavarësi të mbikqyrur. Pra, pavarësia do të vijë në bashkëpunimme SHBAS dhe BE. Nuk kërkohet më blerje kohe por të procedohet sipa një procedure të domosdoshme"

Kreu i qeverisë së Tiranës ka konfirmuar se Shqipëria do jetë një nga vendet e para që do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Vizita e kryeministrit të Kuvajtit në Tiranë hapi rrugën edhe të zhvillimit të marrëdhenieve ekonomke mes dy vendeve. Gjatë qëndrimit të tij u nënshkruan 7 marrëveshje bashkëpunimt ekonomik, teknik, kulturor dhe në fushën e turizmit. Burime konfidenciale nga Kryeministria thanë sot për DW se kryeministri i Kuvajtit ka kërkuar që biznesi privat kuvajtian të investojë në bregedetin jugor të detit Jon në Shqipëri.

  • Data 13.12.2007
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbJX
  • Data 13.12.2007
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbJX