Vendet e punës nuk blihen me subvencion | Studimi në Gjermani | DW | 18.01.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vendet e punës nuk blihen me subvencion

Mbas rrefuzimit të Nokias për të biseduar me kryeministrin e Nordrajn-Vestfalisë, Jyrgen Rytgers (Juergen Ruetgers), shtypi (18.01.) është marrë sërish me mbylljen fabrikës së koncernit finlandez në Bohum të Gjermanisë.

default

Rytgers duke folur me punonjësit e Nokias

WESTFAHLEN POST bën thirrje të hapur që klientët të mos blejnë më celularë të tipit Nokia:


"Kryesia e Nokias e ka rrefuzuar kërkesën e Jyrgen Rytgersit për të negociuar për mbylljen e fabrikës. ... Politika tani duhet të pyesë veten, se si u ndodhi që ajo nuk pati kohë as të mendohej?... Asaj nuk i mbeti shumë hapësirë veprimi ... Mësimi që duhet nxjerrë nga ky pësimi është që të forcohen kriteret për dhënien e subvencioneve. Ndihmat shtetërore nuk mund të hiqen, as në nivel global e as në atë rajonal. Ato janë pjesë e rutinës. Por ç'mbetet? Konsumatori le të tregojë tani muskujt e tij. Tani e ka radhën bojkotimi i Nokias. Kjo nuk do t'u shkaktojë shumë dhimbje finlandezëve por do të ishte një sinjal. Le të kujtojmë këtu rastin e "Shell"-it në vitin 1995. Pse jo? Ka edhe celularë të tjerë të bukur."


E përditshmja ekonomike HANDELSBLATT është më kthjellët në gjykimin e saj:


"Vendimi për vendin e investimit është kryesori në një ndërmarrje. Gabime në këtë fushë kanë çuar drejt falimentimit edhe disa koncerne të mëdha. Në shumë sektorë ku ka konkurrencë të fortë, siç është ai i prodhimit të celularëve, transferimet sistematike të vendit të investimit janë rutinë e përditshme. Vende më të mençura, si Kina, e dinë shumë mirë që kundër transformimit strukturor ka vetëm një instrument. E ky është që të mos i kundërvihesh me subvencione, por me prodhimin e mallrave më cilësore. Por kjo gjë, të cilën kinezët dhe indianët e kanë kuptuar prej kohësh, nuk dëshiron të hyjë në kokat e politikanëve tanë. Ata ende besojnë se mund t'i blejnë vendet e sigurta të punës me subvencionime."


Takimi i ministrit gjerman të punëve të jashtme homologun e tij sirian, që është kritikuar nga SHBA-të dhe Libani, komentohet nga FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG:

"Çështja kryesore që ka të bëjë me regjimin sirian është: A duhen vënë sanksione e ushtruar presion ndaj tij për ta kthyer atë në rrugën e moderimit apo duhet përdorur politika e përfshirjes, apo të dyja bashkë? Strategjia i izolimit, të cilën e përdor Uashingtoni, nuk ka qenë shumë e suksesshme. (...) Ministri i jashtëm Shtajnmajer po përpiqet ta shkëpusë lidhjen strategjike të Damaskut me Iranin. Ky është një qëllim i mirë. Por Siria nuk po tregon asnjë lëvizje për ta njohur diplomatikisht Libanin."

  • Data 18.01.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CtKb
  • Data 18.01.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CtKb