1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vendet e EJL përkrahin “Smart Defence”

Në Tiranë vendet e EJL nënshkruan deklaratën në përkrahje të “Smart Defence”. Ajo u nënshkrua në përfundim të konferencës rajonale: “Mbrojtja inteligjente - bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të EJL".

Konferenca e Natos në Tiranë

Konferenca e Natos në Tiranë

Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur për DW se kjo konferencë rajonale u përqëndrua në “eksplorimin e fushave dhe mundësive për bashkëpunim mes vendeve të EJL" në prag të samitit të NATOS, që do të zhvillohet pas një muaji në Çikago.

Vendet pjesemarrese ndanë të njëjtin mendim se thelbi i “ smart defence” është i harmonizimi i prioriteteve kombëtare te secilit vend me prioritetet e NATO-s, krijimi i hapësirave për një bashkëpunim të hapur, transparent, të orientuar drejt një mbrojtjeje me efikase, më të shpejtë dhe më të sigurt. Shqipëria rikonfirmoi mbështetjen e saj të plotë ndaj konceptit të “Mbrojtjes Inteligjente” dhe inkurajoi bashkëpunimin me vendet e rajonit në kuadër të iniciativave të ndryshme rajonale si Karta A5 dhe SEEDM. Në konferencë mori pjesë edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO, Dr. Karl Lamers .

Autor: Ani Ruci/Tiranë

Redaktoi: Auron Dodi