1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vendet e Ballkanit Perëndimor - marrëdhënie të helmuara jo vetëm mes Serbisë dhe Kroacisë

Pasojat e luftërave ballkanike të viteve '90 ndihen ende, sepse nacionalizmi e pengon një pajtim të gjerë midis ish-palëve të konfliktit. Por kjo kërcënon aspiratën e përbashkët - anëtarësimin në BE.

default

Ata e mbulojnë njëri- tjetri me aktpadi para Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë dhe grinden për konflikte kufitare - kjo në një kohë kur të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duan të futen në BE. Por luftërat e vogla politike dhe finesat juridike kërcënojnë këtë synim të madh e të vetëm.

Ata duan paqe, stabilitet politik dhe mirëqenie, njerëzit në shtetet e ish- federatës jugosllave, 15 vjet pas luftës së fundit ballkanike.

"Shëndeti dhe puna janë të rëndësishme. Ne nuk duam vetëm të vështrojmë se sa mirë jetojnë evropianët e tjerë. Ne duam të më në fund të fillojmë të jetojmë vetë mirë" - shprehen disa shoferë taksish në Sarajevë.

Politikë e vjetër me aktorë të rinj

Por si ata mendojnë shumë vetë dhe kanë një mendim jo të mirë për qeveritë, të cilat nuk arrijnë të mbyllin hesapet me të kaluarën, kritikon eksperti boshnjak i shkencave politike, Vlado Arzinoviç: "Ne sot kemi të njëjtën politikë me njerëz të tjerë. Ne kemi të njëjtën dinamikë konflikti si 15 vjet më parë dhe për më tepër edhe qëndrimin ngurues të botës së jashtme ndaj problemeve tona. Ballkani Perëndimor ka mbetur i rrezikshëm dhe sot nuk është më askush në gjendje ta krijojë një tabllo të përgjithshme për fuçinë e bartutit dhe për shpërthimet që mund të shkaktohen prej saj."

Luftërat e vogla politike rrezikojnë synimin e përbashkët

Republikat e sotme të shkëputura nga Jugosllavia e dikurshme e bombardojnë njëra-tjetrën me akuza para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ato ngatërrohen pazgjidhshmërisht në konflikte kufitare dhe në çështje të sovranitetit. Kjo në një kohë kur të gjitha duan të anëtarësohen në BE. Luftërat e vogla politike dhe finesa juridike e rrezikojnë synimin e përbashkët. Pasojat e luftës janë të ndjeshme. Pika kulmore: aktpadija e Serbisë kundër Kroacisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të krimeve të luftës.

Politikë nacionale sipas motos "më mirë sulmo se të lëshosh pe"

"Ky është vërtet një nga proceset më të mëdha gjyqësore. Nuk ka dyshim: Serbia është udhëheqësja në rajon. Asnjë problem nuk mund të zgjidhet pa Serbinë. Vëmendja e opinionit publik ndërkombëtar është e madhe", shpall ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç. Kjo në një kohë kur Serbia ndodhet me shpatulla pas muri. I gjithë aksioni ndërmerret vetëm për ta detyruar Kroacinë që të heqë dorë nga aktpadija e saj kundër Serbisë, me të cilën Kroacia kërkon pagimi e reparacioneve. Politika nacionale, më mirë sulmo se të lëshosh pe, pengon afrimin që duhej të qe bërë prej kohësh midis palëve kundërshtare të luftës.

Autor: Andreas Meyer-Feist / Auron Dodi

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 08.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LOg9
  • Data 08.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LOg9