1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vend pa vizion? - Israeli zgjedh parlamentin e ri

Në Izrael zhvillohen të martën (10.2.) zgjedhjet për Knesset-in, parlamentin e ri të vendit. Sipas sondazheve asnjëra parti nuk e ka të sigurtë shumicën.

default

Pamje simbolike e zgjedhjeve në Izrael

Deri para pak zgjedhjeve Kryetari i Partisë Nacionaliste „Likud“, Benjamin Netanyahu, ishte i qetë sepse kryesonte anketimet parazgjedhore. Por ditët e fundit distanca mes tij dhe kandidates së partisë në pushtet kryetares së partisë Kadima dhe MPJ Zipi Livni u zvogëlua. Po ashtu u bë e qartë se partia Likud sikurse edhe partitë e tjera po humbisnin zgjedhës, të cilët favorizojnë partinë ultranacionaliste „Israel Beitenu“ („Izraeli vatra jonë“) e Avigdor Lieberman-it.

Nahost Wahlen Benjamin Netanjahu Israel Wahlkampfveranstaltung der Likud

Kryetari i partisë "Likud", Benjamin Netanyahu

Netanyahu është ende i bindur se do të fitojë shumicën e votave, dhe do të ngarkohet edhe me krijimin e qeverisë, por ai nuk është aspak i kënaqur që nuk mund t'ia dalë pa konkurrentin e tij të spektrit të djathtë, Lieberman, partia e të cilit duket se do të jetë forca e tretë politike në vend.

Partia Social-demokrate e Punës, e Ministrit të Mbrojtjes, Ehud Barak, duket se do të humbasë megjithë shpresën dhe përpjekjet e Ehud Barakut, se lufta e fundit në Rripin e Gazës do t'i sillte pikë. Kjo luftë ishte në çdo drejtim një katastrofë, si për palestinezët edhe për ata izraelitë që shpresonin të përfitonin prej saj.

Combo Bildkombo Tzipi Livni oder Zipi Liwni (l) und Ehud Barak Quelle: AP; Montage: DW

Dy konkurentë. Tzipi Livni nga "Kadima" dhe Ehud Barak, kryetari i Partisë së Punës.

Forcimi i kampit të djathtë në Izrael

Edhe pse lufta në radhët e izraelitëve përkrahet, atje po rritet pakënaqësia e një lufte tjetër pa një përfundim të qartë. Këto ndjenjë po e shfrytëzon kampi i djathtë, Netanyahu dhe në radhët të parë Lieberman-i. Edhe pse ky kamp nuk ofron ndonjë alternativë bindëse dhe qëndrimi i tij ekstrem ndaj palestinezëve flet më tepër kundër një zgjidhjeje paqësore, një numër gjithnjë në rritje i palestinezëve duket se janë indiferentë në lidhje me çështjen e paqes. Ata mendojnë se paqja është thuajse e pamundur dhe mendojnë se siguria mund të arrihet vetëm me anë të forcës dhe pathyeshmërisë, dhe jo përmes bisedimeve dhe lëshimeve.

Humbja e besimit për paqen

Nisur nga ndjenja të tilla edhe partia Kadima dhe përfaqësuesit e saj Ehud Olmert dhe Tzipi Livni që deri dje ishin në garë, se cili po ndiqte politikën më të mirë të paqes, mundohen të prezantohen sot si mbrojtësit më të mirë të sigurisë.

Israel Wahlkampf

Pllakat zgjedhor në Izrael

Spektri politik i Izraelit ka kohë që është i ndarë në një kamp të majtë dhe një të djathtë, ndërkohë që të dy kampet e shohin rezervuarin e zgjedhësve të tyre më tepër në qendër. Aktualisht vihet re një spostim në favor të kampit të djathtë, por me sa duket i pamjaftueshëm që njëra nga partitë të dalë fituese e qartë.

Në një ndjenjë apatie në rritje, izraelitët duket se janë të gatshëm ta pranojnë një gjë të tillë dhe në të gjithë këtë për paqen nuk flet njeri.

  • Data 10.02.2009
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gqgw
  • Data 10.02.2009
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gqgw