1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Vend për iluzione s'ka

Megjithë premtimet ndaj znj. Merkel si edhe në rastin e Irakut, SHBA-të do të vendosin me kokën e tyre po ose jo dhe nëse po, se kur dhe se si do ta sulmojnë Iranin.

Bush dhe Merkel

Bush dhe Merkel

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman është vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në fermën private të presidentit amerikan George W. Bush. Megjithë vlerësimet pozitive komentatorët tërheqin vëmendjen, se askush nuk duhet të jepet pas iluzioneve se ftesa për në Crawford do të bëjë ndonjë mrekulli sa u përket çështjeve aktuale të politikës botërore, problemit të Iranit dhe ndryshimeve klimatike.

«Trierischer Volksfreund» vlerëson faktin se kancelarja gjermane nuk po tregohet servile ndaj presidentit amerikan Bush: "Kancelarja gjermane po përqiqet që ta mënjanojë përshtypjen e një servilizimi të theksuar në fermën idilike të presidentit amerikan. Ndryshe nga presidenti francez ajo nuk po bie trashë në sy për synimet e saj që të marrë mes evropianëve një rol drejtues në dialogun me Shtëpinë e Bardhë. Të gjitha këto kancelarja mund t'i konsiderojë si suksese."

Vizita e kancelares gjermane në fermën private të presidentit amerikan konsiderohet prej opozitës si një vizitë pa vlerë.
Gazeta «Neue Osnabrücker Zeitung» mendon ndryshe. Sipas saj vizita e kancelares në fermën private të presidentit amerikan ishte mjaft e rëndësishme edhe pse përfundimet e saj nuk janë menjëherë të dukshme: Me këtë vizitë Angela Merkel pati mundësi t'i lidhte edhe më mirë kontaktet me presidentin amerikan George Bush. Lidhjet personale mes kryetarëve të shteteve dhe të qeverive janë mjaft të rëndësishme sa u përket rëndësisë së tyre historike. Kjo vlen edhe sot në kohën e e-mailit dhe të video-konferencave. Për këtë opozita nuk ka të drejtë, sepse përfitimet e kësaj vizite nuk mund të maten shprehimisht me përfundime të menjëhershme. Me fjalë të tjera zonja Merkel nuk do të arrijë ta bëjë menjëherë për vete presidentin amerikan sa u përket çështjeve të mbrojtjes së klimës apo që të sillet më butë kundrejt dikatorëve të Iranit dhe armëve të tyre atomike.

Një nga temat e diskutuara në takimin Merkel Bush ishte ajo e zhvillimeve në Iran. «Mitteldeutsche Zeitung» shkruan: Zgjidhja e dëshiruar diplomatike për Iranin nuk realizohet vetëm duke ëndërruar për të. Ajo realizohet vetëm në rast se i dilet mbanë për ta goditur Iranin përmes sanksioneve në vendet më të ndjeshme dhe për ta izoluar atë. Merkel dhe Bush bënë të qartë se e rëndësishme është koalicioni ndërkombëtar të jetë mundësisht për një kohë sa më të gjatë i bashkuar. Një gjë e tillë duket e vështirë sa i përket Kinës dhe Rusisë. Nga ana tjetër evropianët dhe amerikanët nuk do të arrijnë ta realizojnë mrekullinë e përfundimit të konfliktit me rrugë paqësore. Po ç'do të ndodhë pas kësaj?

Megjithë premtimet e presidentit amerikan ndaj kancelares Merkel se në rastin e Iranit synon një zgjidhje diplomatike të problemit dhe se për këtë do të bashkëpunojë edhe me të «Lübecker Nachrichten» është pesimiste: Crawford nuk bën dot mrekullira. Askush që ia ka edhe fare pak idenë gjendjes aktuale politike, nuk pati iluzione, se bisedimet mes kancelares Angela Merkel dhe presidentit George W. Bush do të sillnin ndonjë lëvizje të vërtetë në ndonjë nga skenat kryesore aktuale të politikës. Edhe pse kancelares do t'i pëlqente shumë, Bushi nuk shndërrohet dot në ekologjist, sepse jeton në preri. Po ashtu edhe problemi i Iranit që ishte në qendër të bisedimeve në Crawford nuk zgjidhet nëpër bisedat që bëhen duke pirë kafe me biskota apo duke ngrënë mish me shparguj. Presidenti amerikan, i cili i tmerroi të gjithë, madje edhe vetë amerikanët, me deklaratat e tij se në Iran mund të fillojë një luftë e tretë botërore, e siguroi kancelaren në Crawford, se do të bashkëpunojë me të dhe se synon për një zgjidhje diplomatike të problemit. Këtë synon edhe Angela Merkel dhe ajo ia përsëriti këtë edhe një herë me qartësi presidentit amerikan. Megjithatë askush nuk duhet të jepet pas iluzioneve se ftesa për në Crawford do të bëjë ndonjë mrekulli. Si edhe në rastin e Irakut, SHBA-të do të vendosin me kokën e tyre në qoftë se, dhe nëse po, se kur dhe se si do ta sulmojnë Iranin.


  • Data 12.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAJq
  • Data 12.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAJq