1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Velje nga politika para referendumit në Rumani

Më 29 korrik në Rumani zhvillohet një referendum për shkarkimin e presidentit. Por shumë vetë kanë halle të tjera.

Në tregun qendror të qytetit Kluzhit në Transilvani të Rumanisë, njerëzit ankohen për çmimet e larta të ushqimit. Unë nuk do të marr pjesë në referendum, thotë një grua e moshuar që jeton me rreth 140 euro pension në muaj. "Politikanët janë të gjithë hajdutë", thotë ajo me neveri. Si ajo mendon edhe një mësues 52-vjeçar:" Ata grinden vetëm për pushtet!" Ai thotë se nuk e di akoma, nëse do të marrë pjesë në referendum.

Ashtu si pensionistja dhe mësuesi në tregun e Kluzhit mendojnë shumë vetë në Rumani. Velja prej politikës ka arritur nivele rekord. Programi drastik i kursimit që filloi dy vitet e fundit, u ka shkaktuar shumë njerëzve vështirësi të mëdha materiale. Sistemi shëndetësor është duke vuajtur nga eksodi i mjekëve në vendet e huaja, në arsim mbretëron kaosi.

Prime Minister Victor Ponta (R) smiles after voting on suspending President Traian Basescu over what the ruling Social Liberal Union (USL) says is his attempt to pressure judges and break the constitution, in Bucharest July 6, 2012. Romania's parliament voted to suspend Basescu on Friday, a government lawmaker said, setting the stage for an impeachment referendum and tightening the leftist government's grip on power. REUTERS/Radu Sigheti (ROMANIA - Tags: POLITICS CIVIL UNREST)

Traian Băsescu

Për të gjitha këto shumë rumunë bëjnë kryesisht përgjegjës presidentin Traian Bashesku dhe demokratët liberalë e tij që ishin deri në fund të prillit në pushtet.

Betejë mes baronëve të dy kampeve për pushtet

Referendumi për fatin Basheskut është kulmi i luftës së hidhur për pushtet në mes të shumicës aktuale social-liberale në pushtet dhe mbështetësve të presidentit.

Në fakt kjo është "betejë mes baronëve të dy kampeve", thotë publicisti dhe historiani nga Universiteti i Kluzhit Ovidiu Pecican për luftën për pushtet. Megjithatë, qeveria i ka shkelur pa mëshirë rregullat e lojës demokratike.

Qeveria rumune përbëhet nga një aleancë treshe mes "Bashkimit Social Liberal" (USL), që përfshin ndër të tjera, Partinë Social Demokratike (PSD). Pas vitit 1989 kjo qe një rezervuar për krerët shërbimit sekret dhe ish-partisë të kohës së diktaturës së Çausheskut. Kjo aleancë arriti shumicën në fund të prillit, kur disa deputetë partish të tjera kaluan në radhët e USL-së.

Ndryshimi i pushtetit për shkak të kalimit të deputetëve nga një parti në tjetrën apo formimi i aleancave të reja partiake janë një praktikë e zakonshme në Rumani, sidomos në periudhën e fundit përpara zgjedhjeve, kur deputetët kalojnë shpejt në anën e fituesit të mundshëm të zgjedhjeve të ardhshme.

Kritika nga BE

Source News Feed: EMEA Picture Service ,Germany Picture Service Romania's Prime Minister Victor Ponta addresses a news conference after meeting European Parliament President Martin Schulz at the EU Parliament in Brussels July 11, 2012. Romania's prime minister assured European leaders on Wednesday that his government was fully committed to democracy and the rule of law after drawing fire for suspending President Traian Basescu by a vote in parliament. REUTERS/Francois Lenoir (BELGIUM - Tags: POLITICS HEADSHOT) /eingest. sc

Viktor Ponta

Mandati i presidentit përfundon në vitin 2014. Po USL nuk do të presë kaq gjatë deri në marrjen e plotë të kontrollit në vend. Pa kaluar as tre javë në pushtet qeveria e kryeministrit Viktor Ponta filloi në fund të qershorit përgatitjet për shkarkimin e presidentit. Që të mos ndodhte ndonj gjë e paparashikuar, me dekret u cunguan kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe u ndryshua ligji për referendumet.

Përveç kësaj u ndryshuan edhe kryetarët e dy dhomave të parlamentit dhe Avokati i Popullit. Më 6 Korrik me një shumicë parlamentare u miratua më në fund pezullimi i presidentit. Kjo gjë tani pritet të konfirmohet të dielën (29 korrik) në një referendum.

epa03298338 Romanian President Traian Basescu makes a goodbye sign with his hand after addressing for the last time the parliament assembly, during the impeachment vote procedures at the Parliament House, in Bucharest, Romania, 06 July 2012. Basescu faced a vote on impeachment proceedings, over allegations of exercising excessive authority, in a move expedited by Prime Minister Victor Ponta. The two archrivals, from different political parties, have been locked in a power struggle that has drawn thousands of Romanians onto the streets to demonstrate for one side or the other. President Basescu gets suspended after the votes count, with 256 positive votes from a total of 374 parliament members participants. Crin Antonescu (unseen) is the interim president of Romania, according to the Constitution. EPA/ROBERT GHEMENT

Seanca parlamentare ku u miratua pezullimi i presidentit, 6.7.2012

Qeveria e Pontas dhe presidenti i përkohshme Crin Antonesku nuk e kishin pritur se veprimet e tyre do të kishin një jehonë katastrofale brenda dhe jashtë vendit. Në Rumani shumë opinionistë dhe intelektualë, madje edhe kritikë të presidentit Traian Bashesku, i quajnë këto veprime "puç" ose "një lloj grusht shteti",

Komisioni Evropian ka reaguar jashtëzakonisht ashpër duke e akuzuar qeverinë Ponta për mospërfillje të rregullave demokratike dhe ligjit dhe duke kërcënuar me sanksione të ashpra Rumaninë, përfshi edhe heqjen e të drejtës të votës për Rumaninë në organet e BE-së. Vendi për momentin është nën vëzhgimin e fortë të BE-së, anëtarësimi në zonën Shengen, është një herë për një herë një vizion i largët.