1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vdekja në rrethana ende të paqarta e biznesmenit shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka

Ai ishte dëshmitari kryesor për atë që konsiderohet si skandali i trafikut të fishekëve nga Shqipëria në Afganistan dhe për tragjedinë e Gërdecit ku mbetën të vdekur 26 vetë dhe qindra u lënduan

default

Gërdec, mars 2008.

Që në momentet e para kur u dëgjua lajmi i vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka, të premten pasdite, ngjarja po vazhdon të lidhet me rolin e 50 vjecarit si dëshmitari kryesor për atë që konsiderohet si skandali i trafikut të fishekëve nga Shqipëria për në Afganistan si dhe tragjedinë e Gërdevit në 15 mars të këtij viti.

Të dyja këto cështje janë në fazën më intensive të hetimeve nga një grup i posacëm prokurorësh nga Prokuroria e Republikës në Tiranë. I ndjeri Trebicka ka dhënë paraprakisht disa dëshmi tronditëse, duke zbardhur sipas tij detaje dhe emra të përfshire në to. Dëshmitë e Trebickës ishin në bosht dhe të një investigimi të bujshëm të gazetës prestigjoze "Neë York Times", për të cilën ai i kishte ofruar gazetarëve amerikanë dhe incizime telefonike të realizuara vetë me protaganistë kryesorë të ngjarjeve.

Pasditen e së premtes Kosta Trebicka u gjet i vdekur në një zonë rurale kodrinore në rrethin e Korcës, afër 200 km larg Tiranës. I ndjeri Trebicka ishte i fans i gjuetisë dhe për këtë posedonte dhe një cifte me lejen e autoriteteve, armë që u gjet pranë trupit të tij të pajetë.

Policia në njoftimet e deritanishme mbron opcionin e aksidentit me makinë, nga opozita janë hedhur dyshime për ngjarje jo aksidentale por të organizuar. Shefi i opozitës Edi Rama në një prononcim për median mbrëmjen e së premtes hodhi pyetjen nëse është fjala për vrasje të qëllimshme, apo aksident i rastëishëm.

“Tragjedisë jonatyrore të Gërdecit, e cila me të panjohurën e saj rëndon shpirtin e mendjen e çdo shqiptari, i shtohet tragjedia jonatyrore e familjes Trebicka, që e bën edhe më alarmante nevojën për të zbardhur deri në fund kontrabandën e fishekëve, vrimën e zezë që thithi 26 jetë njerëzish në Gërdec dhe rrethanat e humbjes së kësaj jete të 27-të, e cila, dhëntë Zoti, të mos jetë vrasje me paramendim, për të kyçur gojën e një dëshmitari kyç, e për të kërcënuar me të njëjtin fat ata që po hetojnë zullumin vrastar të Gërdecit. Në fund të kësaj dite të hidhur, edhe një fjalë për kryeministrin e këtij vendi: Zoti kryeministër, prokuroria është sot në provën e saj më të rëndë, sepse duhet të zbardhë pa humbur kohë një histori, ku qeveria dhe emri juaj janë drejtpërdrejt të përfshirë, ndërkohë që vdekja ka marrë jetën e 27-të, pas atyre 26 që mori ditën kur kjo histori plasi si bombë atomike, duke tronditur Shqipërinë e botën- deklaroi mes të tjerave Edi Rama.

Ministri i brendshëm Bujar Nishani u shpreh se ngjarja me urdhër dhe të kryeministrit po hetohet në mënyrë të gjithanshme nga një grup i zgjeruar ekspertësh, prokurorë, mjekë ligjorë, specialistë të kriminalistikës etj.

Bujar Nishani tha se do të duhet të pritet rezultati i hetimeve për të dhënë konkluzione për atë që ka ndodhur me biznesmenin Trebicka.

"Të gjitha veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e prokurorit të rrethit gjyqësor Korçë. Në dispozicion të prokurorisë së rrethit janë vënë ekspertë të të gjitha fushave për të kryer ekspertizën e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për të konkluduar në përfundim mbi mekanizmin e ndodhjes së saj. Në dispozicion të grupit hetimor janë vënë dhe dëshmitarët që kanë dijeni dhe tregojnë rrethanat e hetimit të kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit vazhdon intensivisht veprimet hetimore, procedurale të kësaj çështjeje. Me marrjen e njoftimit mbi këtë ngjarje, është njoftuar kryeministri, i cili ka kërkuar angazhimin e të gjithë ekspertëve më të spikatur të të gjitha fushave për hetimin e shpejtë, të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështjeje. Me daljen e konkluzioneve të ekspertëve të përfshirë, ato do të bëhen të ditura zyrtarisht.”

Të shtunën në mëngjes trupit të pajetë të viktimës ju bë një analizë autopsie, por kjo u përsërit dhe nga një grup tjetër për të krahasuar rezultatet e pavaruara. Gjatë procesit hetimor të trupit, makinës së tij, vendit ku ai kishte kaluar natën etj., vec hetuesve shqiptarë mësohet se janë afruar dhe ekspertë të huaj të cilët monitorojnë cdo veprim që po kryet dhe rezultatet që arrihen.

  • Data 13.09.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FHYP
  • Data 13.09.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FHYP