1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vazhdon procesi i numërimit të votave të Shqipëri

Deri tani asnjë prej forcave kryesore nuk ka avantazh të dukshëm në zgjedhjet e së dielës.

Nje grua duke votuar ne Tirane

Procesi i votimit dhe i numerimit në Shqipëri monitorohet nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë e të huaj

Nga orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri po zhvillohet procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të së dielës së kaluar. Për herë të parë numërimi në 66 qendrat që janë hapur në të gjithë vendin monitorohet me nje sistem digjital kamerash ku kalon çdo votë e vlefshme. Sinjali televiziv nga këto vendnumërime vjen në ambjentet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Tiranë. Dy organizata joqeritare ECA dhe KRIIK janë duke përcjelle në kohë reale rezultate pas numërimit të çdo kutie të votimit, duke i bërë ato publike.

Meqë gjithë fokusi i punës për këto zgjedhje është përqedruar tek Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, të hënën në mëngjes aty ka qënë dhe shefi i zyrës se OSBE-së, ambasadori Robert Bosch. Ai ka kontaktuar me anëtarët dhe punonjësit e KQZ-së duke u informuar mbi ecurinë e procesit.

Sipas zëdhënësit të KQZ, Leonard Olli, deri në orën në orën 10.00 procesi po shkon normalisht përveç një qëndre numërimi në Bushat të qarkut të Shkodrës, ku janë hasur probleme teknike.

Duke dhënë rezultatet paraprake për rreth 15 përqind të votave që janë numëruar deri tani KQZ dha një tablo ku dy konkurentët kryesorë PD e PS janë afër njeri-tjetrit, por me një avantazh të lehtë të PD-së. Kështu nga 12 qarqet e vendit, PD kryeson në atë të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Dibrës, Durrësit e Korçës. Ndërkohë që PS është në avantazh në 6 qarqet e tjera në Tiranë, Elbasan, Berat, Fier Gjirokastër e Vlorë.

Procesi i numerimit po monitorohet nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë e të huaj. Gjatë ditës së hënë pritet të japin një raport paraprak mbi vlerësimin e zgjedhjeve edhe ekipi i vëzhguesve të huaj të OSBE ODIHR-it. Pas mbylljes së kutive të votimit dy liderët kryesorë, kryeministri Sali Berisha dhe shefi i opozitës Edi Rama, e konsideruan procesin si me standarte evropiane.

Autor: Arben Muka
Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 29.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Id9B
  • Data 29.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Id9B