1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vazhdon ofensiva e ushtrisë ukrainase në Lindje

Ushtria ukrainase ka vazhduar të premten ofensivën kundër separatistëve në epiqendrat e tyre në Lindje të vendit, si Donjeck. Njoftohet se 30 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën pas një sulmi me artileri të separatistëve

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko pas një telefonate me kancelaren Merkel ka rënë dakord për armëpushim të dyanshëm. Por ai ka theksuar se për Ukrainën është shumë i rëndësishëm kontrolli i kufirit me Rusinë për mohyrjen e armëve dhe luftëtarëve të tjerë. Ushtria ukrainase ka vazhduar një ofensivë të zgjeruar për rimarrjen e fortesave të separatistëve në lindje të vendit.

Nga Ministria e Brendshme në Kiev njoftohet se 20 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën të premten pas një sulmi me artileri të separatistëve. Kievi bën të ditur se në rrethinat e qyteteve të mëdha, të rëndësishme nga ana strategjike, si Donjeck dhe Luhansk trupat ukrainase kanë përparuar në disa fronte. Korrespondentët raportojnë për luftime në rajon. Të shtunën e shkuar ushtria vuri në nën kontroll qytetin Slovjansk. Që nga kjo kohë ajo po përpiqet të rrethojë separatistët në Donjeck dhe Luhansk për t'i dëbuar ata nga këto rajone.

Presidenti ukrainas, Poroshenko

Presidenti ukrainas, Poroshenko

Duket se separatistët kanë refuzuar disa herë armëpushimin e ofruar. Sipas njoftimeve të zyrës presidenciale, Rusia dhe separatistët kanë refuzuar disa propozime për të bërë armëpushim në disa rajone, njofton agjencia Reuters. Këtë Poroshenko ia ka bërë të ditur zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në një telefonatë, bën të ditur edhe Shtëpia e Bardhë. "Zëvendëspresidenti i ka thënë Poroshenkos, se SHBA së bashku me partnerët e saj në bashkësinë ndërkombëtare po diskutojnë për mundësinë e nxjerrjes para përgjegjësisë të Rusisë, vend që vazhdon të mbështesë separatistët."

AI e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të njeriut

Rusia ndërkohë shprehet e shqetësuar për vazhdimin e dhunës në Ukrainën lindore dhe për shtimin e valës së refugjatëve. Qindra mijëra ukrainas kanë kërkuar strehë në Rusi. Putini ka diskutuar për gjendjen në rajonin e luftës me Këshillin Kombëtar të Sigurisë, bëri të ditur zyra presidenciale në Moskë të premten. Në Donjeck po ashtu njerëzit përpiqen të largohen nga frika e bombardimeve.

Sipas një raporti të Amnesty International të dyja palët në konflikt kanë kryer "shkelje të rënda të të drejtave të njeriut". Shumica e këtyre krimevev, ndër to qindra rrëmbime janë kryer nga separatistët prorusë, por edhe forcat besnike të Kievit kanë kryer tortura. Raporti i AI bazohet në hulumtime e informacione të mbledhura nga aktivistë të të drejtave të njeriut në javët e shkuara në Ukrainë.