1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdon lufta për pushtet në Zimbabve

Komisioni zgjedhor pranoi kërkesën e partisë së Mugabes, për të rinumëruar rezultatet e zgjedhjeve në zonat zgjedhore të opozitës. Kjo e fundit deklaroi të dielën se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër këtij vendimi.

Krizë në Zimbabve

Krizë në Zimbabve, 3 prill 2008

Presidenti Robert Mugabe e morri pak veten gjatë fundjavës: Ndonëse populli i Zimbabves pret vendimin e gjykatës së lartë në Harare për rezultatet finale të zgjedhjeve, dihet se ato nuk do të pranohen sërish. Partia MDC ka kryer një padi në gjykatë kundër vendimit për rinumërimin e votave në 23 qendra votimi. 22 prej tyre janë qarqe të MDC-së dhe pikërisht rezultatet nga këto qarqe janë mesa duket të manipuluara. Jo vetëm analsiti John Makumbe është i mendimit se kjo çështje nuk mund të mbetet me kaq: "Eshtë fatkeqësi sepse të gjithë delegatët e partisë ishin atje kur u numëruan votat. Pra si do t´i kenë manipuluar kryetarët e loaleve zgjedhore votat në favor të MDC-së? Kjo është e pamundur. Dhe si ka mundësi që pikërisht partia ZANU-PF, e cila ka qënë gjithmonë kundër rinumërimit të votave, të kërkojë pikërihst këtë gjë?"

Presidenti Zimbabves Robert Mugabe

Presidenti Zimbabves Robert Mugabe

Ndërkohë dhuna në Zimbabve vazhdon. Ushtria dhe policia ushtruan dhunë ndaj disa portuestuesve të partisë MDC, të cilët ishin kundër rinumërimit të votave. Shumë milicë kanë zënë ndërkohë dhjetëra ferma, duke dëbuar pronarët e tyre: "Ata erdhën dy herë gjatë natës e i nxorrën me dhunë të gjithë punëtorët nga dhomat e tyre. Vetëm kur erdhi policia dhe burri im shkoi me ta i paarmatosur, punëtorët u liruan sërish."

Gruaja e fermerit nuk do ta thotë emrin, sepse të ashtuquajturit veterantët e luftës, trupa të uritura të papunësh, janë ende fare pranë.

Morgan Tsvangirai, kryetar i Lëvisjes opozitare për demokraci - Harare, 5 prill 2008

Morgan Tsvangirai, kryetar i Lëvisjes opozitare për demokraci - Harare, 5 prill 2008

Vetë partia opozitare MDC ka shumë pak fuqi. Sidomos fakti se po mendohet seriozisht për zgjatjen e mandatit të presidentit Thabo Mbeki, i shqetëson shumë antarët e MDC-së. Sekretari i përgjithshëm Tendai Biti: "Problemi është se është e vështirë ta dimë nëse zgjatja e mandatit të Mbekis do të sjellë vërtetë më shumë dinamikë dhe transparencë në procesin e paqes. Rëndësi ka që të përfundojë e ashtuquajtuar diplomacia e qetë, sepse deri tani ajo nuk ka sjellë asnjë rezultat pozitiv."

  • Data 14.04.2008
  • Autor Claus Stäcker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dhhf
  • Data 14.04.2008
  • Autor Claus Stäcker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dhhf