1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdon lufta për pushtet në Egjipt

Edhe pas votimit për kushtetutën e ardhshme Egjipti mbetet i ndarë thellë. Lëvizja më e madhe opozitare flet për mashtrim dhe bën thirrje për protesta të reja. Berlini i druhet një diktature të re në Egjipt.

Zgjedhjet në Egjipt

Zgjedhjet në Egjipt

Lufta për pushtet në Egjipt vazhdon edhe pas fazës së parë të referendumit kushtetues. Sipas rezultateve jozyrtare në rreth gjysmën e krahinave është arritur me një diferencë të vogël shumica në favor të projektkushtetutës së formuluar nga islamistët. Rreth 56% e votuesve kanë miratuar projektin për ndryshimin e

Mohammed Mursi

Mohammed Mursi

kushtetutës. Këtë e njofton partia për Liri dhe Drejtësi, krahu politik i Vëllazërisë Muslimane, që mbështet presidentin Mohamed Mursi. Por shumë egjiptianë kanë votuar me jo. Si në kryeqytetin e Egjiptit Kajro ashtu edhe në provincën Gharbija dokumenti është refuzuar. Opozita deklaroi se ka pasur shkelje të ligjit zgjedhor. Ajo bën thirrje për përsëritjen e votimit. Për të martën koalicioni opozitar Fronti Kombëtar i Shpëtimit bëri thirrje për demonstrata në mbarë vendin.

Pjesëmarrja në referendum

Radhë të gjata për votime...

Radhët e votimeve.

26 milionë votues kishin të drejtën e votës. Megjithëse para shumë vendvotimeve ka patur radhë të gjata, siç duket vetëm një ndër persona me të drejtë vote ka marrë pjesë në referendum. Rezultatet zyrtare do të shpallen pas raundit të dytë të referendumit, i cili do të mbahet diten e shtunë.

Opozita deklaroi se ka pasur shkelje të ligjit zgjedhor. Ajo bën thirrje për përsëritjen e votimit. Për të martën koalicioni opozitar Fronti Kombëtar i Shpëtimit bëri thirrje për demonstrata në mbarë vendin.

Berlini është i shqetësuar

Ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Niebel, ka shprehur shqetësim për zhvillimet ne

Dirk Niebel.

Dirk Niebel i shqetësuar

Egjipt. Ekzistojnë frikëra, se vendi nën presidentin Mohammed Mursi dhe Vëllazërinë Myslimane mund të rrëshqasë në një diktaturë, i tha politikani i partisë liberale gazetës "Berliner Zeitung". Për shkak të situatës së destabilizuar në vendet fqinje si Siria, Libia dhe Jordania një Egjipt i paqëndrueshëm përbën një rrezik të madh për sigurinë e rajonit, paralajmëroi Niebel. Sipas të dhënave të tij qeveria gjermane i ka kufizuar maksimalisht kontaktet qeveritare me Egjiptin. Bisedimet qeveritare për bashkëpunimin për zhvillim, që ishte planifikuar të mbahej në mes të dhjetorit, Niebel i anuloi. Edhe planifikimi për faljen e pjesshme të borxhit prej 240 milionë eurosh do të shtyhet, njoftoi ministri. Por, nëse Egjipti dëshiron të zhvillohet në drejtim të demokracisë dhe të shtetit ligjor, Gjermania do ta mbështesë atë. "është në dorë të qeverisë egjiptiane", tha politikani i partisë liberale, FDP.