1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vazhdon kthimi i romëve në Kosovë

Të mërkurën u nis për në Prishtinë nga aeroporti i Dyseldorfit edhe një avion me persona, të cilëve u ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani. Shumica e të kthyerve janë romë dhe ashkali. Po a ka kushte për pranimin e tyre?

default

Protesta në Dyseldorf kundër dëbimit

„Landet nga vinin të dëbuarit ishin Renania Veriore-Vestfalia, Saksonia e Poshtme, Shlesvig-Holshtajni, Bremeni dhe Hamburgu“, thotë Sabine Schaeferkordt, e ngarkuara e forumit FFiNW, për vëzhgimin e procesit të ekstradimit të refugjatëve. Vëzhguesja nuk mund të ndalojë ekstradimin, kompetencat për këtë janë gjetiu. Ajo kontrollon vetëm kryerjen e tij sipas rregullave.

11.000 romë duhet të kthehen

Pas marrëveshjes mes Gjermanisë dhe shtetit të ri të Kosovës për pranimin e refugjatëve 11.000 romët pa leje qëndrimi në Gjermani mund të kthehen. Çdo vit është parashikuar të kthehen nga 2.500 vetë. Në vitin 2009 janë kthyer 100. Kushtet që ata gjetën atje, organizatat humanitare dhe komisari i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut Hammarberg i kanë cilësuar katastrofale, thotë deputetja e të gjelbërve në parlamentin e landit NRW Monika Düker.

Düsseldorf Flughafen Protestveranstaltung gegen Abschiebung

Monika Düker

"Kjo është situata, që familjet gjejnë atje. Është e dokumentuar. Dhe programi i integrimit, që ka paraqitur teorikisht qeveria kosovare, nuk zbatohet në praktikë", thotë ajo.

Problemet me të cilat përballen të kthyerit në Kosovë

Fondet mungojnë, papunësia është e lartë në Kosovë dhe thuajse të gjithë romët janë të prekur prej saj. Ndryshe nga romët e kthyer vullnetarisht, që përfitojnë nga projektet për personat e kthyer, romët e kthyer me detyrim, nëse nuk strehohen nga familjarët, në Kosovë i pret jeta në kushtet e mjerueshme në kampet e lëna në harresë të romëve. Në baraka

Bilder vom Auffanglager für Roma in Mitrovica, Kosovo

Kushte të rënda...

llamarime, pa arsim, pa kujdes shëndetësor. Për njerëz që kanë jetuar 13, 17, apo 20 vjet në Gjermani kjo është një situatë, të cilën nuk gjen fjalë që ta përshkruash, pohon Iris Biesewinkel e shoqatës Rom e. V. në Këln.

Biografitë ndërpriten në faza shumë të rëndësishme për fëmijët, që shkonin në shkollë, donin të mësonin një zanat, apo të studjonin. Prej atyre kampeve është e vështirë të integrohesh në shoqëri, apo t'i hapësh vetes një perspektivë për të ardhmen. Problem është edhe mungesa e pasaportave sidomos për të lindurit në Gjermani.

„Kthimi behet me një leje për të kaluar kufirin, një dokument provizor, që ka dy javë vlerë. Familjet që nuk kanë pasaporta apo dokumente identifikimi e kanë vështirë të regjistrohen“, shpjegon ajo.

Shpresat për ndërprerjen e kthimit

Aktivistët e inisiativave kundër dëbimit shpresojnë që protestat e tyre të kenë dikur efekt. Daniela Bröhl, që është përgjegjëse për çështjet e migracionit dhe integrimit në diakoninë e Dyseldorfit mendon se nëse akush nuk e ngre zërin për të thënë se nuk jemi dakord, atëherë nuk do të ndryshojë asgjë. "Do të ishte një pranim në heshtje. Njerëzit thonë na vjen keq, por kështu qënka. Këtë nuk duhet ta pranojmë. Ne tregojmë se organizata të ndryshme bashkohen dhe protestojnë, me qëllim të gjitha konkluzionet e UNHCR-së dhe Komisionit Evropian, të merren parasysh dhe shqyrtohen edhe një herë nga qeveria gjermane", thekson ajo.

Autor: Angelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 18.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MVmp
  • Data 18.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MVmp