1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vazhdon konflikti për gazin - mosmarrëveshjet ende të pazgjidhura

Grindjet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë tronditur sigurinë energjitike të Evropës. Ende vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura disa çështje të rëndësishme mes Ukrainës dhe Rusisë.

default

Pamje simbolike

Konflikti ruso-ukrainas nuk po merr fund. Udhëheqja në Moskë fajëson Ukrainën për 'vjedhje' të gazit rus. Kievi kundërsulmon. Rusia nuk ka gaz të mjaftueshëm prandaj ka ndërprerë furnizimin e Evropës. Kështu pohon Bogdan Sokolovski, i ngarkuari i presidentit ukrainas me çështjen e sigurisë energjitike. Pas zënkave për gazin fshihen edhe mosmarrëveshjet politike. Moskës nuk i pëlqen që Ukraina është orientuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO.

Megjithatë problemi kryesor në zënkat për gazin janë marrëdhëniet ekonomike enigmatike mes Moskës dhe Kievit. E paqartë mbetet çështja e sasisë së gazit që disponon pala ruse. Eksperti i energjetikës, Volodymyr Saprykin nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Politike në Kiev sqaron se: "Aktualisht nuk është krejt e qartë nëse Gazpromi ka nënshkruar kontrata për blerjen e gazit me shumicë nga Turkmenistani, Uzbekistani dhe Kazakistani. Para ndërrimit të viteve marrëveshje të tilla nuk kanë ekzistuar.

Gazprom Hauptquartier in Moskau

Qendra e Gazpromit në Moskë

Këtë vit as Gazpromi e as këto vende nuk kanë njoftuar për lidhjen e kontratave të tilla. Por megjithatë Rusia ka mjaft gaz. Si pasojë e krizës ekonomike shumë ndërrmarrje ruse kanë pakësuar prodhimin. Megjithatë vetëm gazi rus do të mjaftonte për furnizimin e të gjitha vendeve evropiane".

" Jemi pajtuar me një përkeqësim të pozitës sonë në negociata"

Rifillimi i kalimit tranzit të gazit për në Evropë do të nënkuptonte vetëm një qetësim kalimtar të gjendjes. Kjo për faktin se problemet mes Rusisë dhe Ukrainës nuk janë zgjidhur ende, thekson Saprykin. Palët ende nuk kanë arritur marëveshje për çmimin e gazit dhe për taksat e tranzitit. Megjithatë Ukraina ka pranuar që gazi rus të livrohet sërish për në Evropë. "Ukraina ka pranuar që të ndajë çështjen e tranzitit nga çmimi i gazit. Ne e kuptojmë që rifillimi i transportimit të gazit është shumë me rëndësi. Andaj ne jemi pajtuar me një përkeqësim të pozitës sonë në negociata dhe kemi nënshkruar dokumentin për rifillimin e transportimit të gazit".

Ukraine Russland Streit um Gas Gasanlage bei Kiew

Pikë tranzit distribuimi në Boyarka, Ukrainë

Një problem tjetër është se marrëveshjet për furnizimin dhe kalimin tranzit të gazit ndryshe nga vendet e tjera evropiane deri tani kanë qenë afatshkurtra. Marrëveshjet afatgjatë do të sillnin më shumë siguri dhe stabilitet në marrëdhëniet energjitike, thotë Volodymyr Fesenko nga Qendra për Studime të Avancuara Politike në Kiev, PENTA.

Përveç kësaj në negociatat e mëtejshme në mes të Rusisë dhe Ukrainës duhet të inkuadrohet edhe Bashkimi Evropian. Fesenko: "Nuk ka arsye për të shpresuar që Bashkimi Evropian do të jetë avokat i Ukrainës në këtë konflikt. Por vendet evropiane mund të angazhohen si ndërmjetësues në negociatat për arritjen e marrëveshjeve afatgjata. Eshtë e papranueshme që pala ruse njëherë të kërkojë 250 e herën tjetër 470 dollarë për 1000 metër kub gaz. Këto marrëveshje duhet të përmbajnë edhe një mekanizëm kontrolli i cili do të evitonte konfliktet e kësaj natyre".



DW.COM

  • Data 14.01.2009
  • Autor Lilja Hryschko
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GY44
  • Data 14.01.2009
  • Autor Lilja Hryschko
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GY44