1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Vazhdon grindja për sistemet e mbrotjes nga raketat - Moska akuzon Uashingtonin për shkelje të fjalës

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov akuzon SHBA për moskorrektesë pas bisedimeve rreth planeve për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropën Qendrore. Shefi i shtabit të përgjithshëm rus viziton papritur SHBA

default

Ndoshta pala ruse kishte shpresuar se raporti më i fundit i shërbimit sekret amerikan do të ndikonte pozitivisht në bisedimet për sistemin mbrojtës kundër raketave të planifikaura për t´u instaluar në Poloni dhe Çeki. Sidoqoftë politikanë rusë lëshuan deklarata tallëse për rrezik të raketave nga Irani dhe për një luftë të tretë botrore. Ndërkaq shefi i shtabit përgjithshëm rus Jurij Balujevski vizitoi papritur të martën (4 dhjetor) SHBA-të, ku u prit me të gjitha nderimet ushtarake nga shefi i shtabit të përgjithshëm amerikan Michael Mullen.

Mendohet se vizita nuk ishte një sukses i madh. Zyrtarë amerikanë bëjnë të ditur, se raporti i fundit i shërbimeve sekrete të SHBA nuk ka asnjë ndikim në ngritjen e sistemit të mburojës prej raketave në Evropën Lindore. Në fund të fundit nuk bëhet fjalë për situatën aktuale por për kërcënime të mundshme në 20 vitet e ardhëshme.

Rusët të zhgënjyer - Lavrov akuzon SHBA për moskorrektesë

Raketenabwehr - Großbild

Stacioni i radarëve për mbrojtjen nga raketat në fshatin Lekhtusi, rreth 50 në Veri të Shën Peterburgut

Ministri i jashtëm rus Lavrov u shpresh i zemëruar. Ai i akuzoi SHBA-të për mosmbajtje premtimi. Ministri merikan i mbrojtjes kishte deklaruar në Moskë gjatë bisedimeve dy plus dy se vënia në funksionim e sistemit mbrojtës të raketave do të shtyhej derisa të kishte një provë konkrete për kërcënim nga ana e Iranit.

Nga ana tjetër ishte bërë fjalë për një qëndrim të vazhdueshëm të oficerëve rusë në stacionet mbrojtëse të planifikuara për t´u ngritur në Poloni dhe Çeki. Edhe kjo marrëveshje është hequr nga plani tha Lavrov:“Tani bëhet fjalë vetëm për vizita të shkurtra të veçanta madje me kushtin që këto vizita të aprovohen nga zyrtarët polakë dhe çekë. Pra siç shikohet është komplet diçka tjetër krahasuar me ato që ne kishim biseduar gojarisht.”


Pala ruse është e zhgënjyer por do që të mbetet në bisedime me amerikanët. Rusia ndihet e kërcënuar nga sistemi amerikan i mbrojtjes prej raketave i planifikuar të instalohet në Poloni dhe në Çeki. Në momentin e duhur ajo do të vendosë raketa në kufirin me vendet e NATO-s.


  • Data 06.12.2007
  • Autor Christina Nagel / Moskau (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXc2
  • Data 06.12.2007
  • Autor Christina Nagel / Moskau (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXc2