1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vazhdon greva e përgjithshme e punonjësve të shëndetësisë në Kosovë

Sindikalistët e shëndetësisë, thonë se ata nuk kanë mjete esenciale për të trajtuar të sëmuarit, ndërsa pagat i kanë shumë të ulëta. Ata kërkojnë që pagat e tyre të rritën për 50 përqind.

Në spitalet e Kosovës trajohen vëtëm rastet emergjente, ndërsa rastet e cilësuara të ftohta duhet të presin

Në spitalet e Kosovës trajohen vëtëm rastet emergjente, ndërsa rastet e cilësuara të ftohta duhet të presin

Punonjësit e shëndëtësisë në të gjitha nivelet dhe gjithandej Kosovës po vazhdojnë grevën e përgjithshme duke kërkuar kushte më të mira në punë dhe rritje pagash. Në spitalet e Kosovës trajohen vëtëm rastet emergjente, ndërsa rastet e cilësuara të ftohta duhet të presin. Federata sindikale e shëndetësisë së Kosovës kërkon nga qeveria kushte më të mira në punë, të sigurojë mjete esenciale për trajtimin e rasteve dhe rritje pagash deri në 50 % për punononjësit e shëndetësisë.

Qeveria ofruan një rritje simbolike pagash

Oferta e qeverisë bazuar në ato sa lejon buxheti i Kosovës, nuk pranohet nga sindikalistët. Skëndër Bërisha zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se kjo ministri ka nënshkruar një vendim që prej tëtorit të vitit 2008, të ketë një rritje prej 44 eurosh ose 18 % të pagave për të gjithë punëtorët e shëndëtësisë. Kjo ofertë e Ministrisë së Shëndëtësisë është e pamjaftuëshme për sindikalistët dhe për pasojë greva vazhdon. Jahir Mulolli, nënkryëtar i Sindikatës së Shëndetësisë, thotë se sindikalistët e kanë vlerësuar këtë ofertë si jo të mjaftueshme dhe e cila nuk garanton premtimet e dhëna për vitin 2009. Por zyrtarë nga ministria e shëndetësisë, thonë se ata kanë paraparë që edhe vitin e ardhshëm të ketë rritje pagash dhe për këtë është paraparë rritje e buxhetit në shumë prëj afro 7 milion eurosh. Këtij premtimi nuk i bësojnë sindikalistët, por ata kërkojnë që të arrihet një marrëveshjë në letër me ministrinë e cila për ta disa herë ka treguar se nuk ka mbajtur premtimet.

  • Data 14.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FZDx
  • Data 14.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FZDx