1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vazhdon greva e kamionistëve në Greqi - Ushtria angazhohet në furnizimin e popullsisë

Në Greqi shoferët e kamionëve dhe autocisternave vendosën vazhdimin e grevës njëjavore, duke kërcënuar me paralizim të plotë transportet dhe dëme të pallogaritshme ekonominë në pikun turistik.

default

Kamionët dhe autocisternat bllokojnë autostradat greke.

Furnizimi i zonave turistike në Greqi me karburant dhe mallra ushqimore, po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Megjithë një urdhëresë urgjente të qeverisë në Athinë, shoferët e kamionëve dhe autocisternave vendosën të vazhdojnë grevën e tyre.

Mungesat janë të ndjeshme në zonat e ishujve, ku sipas shoqatës greke të turizmit ka mungesa të mëdha karburanti dhe ushqimesh. Për këtë arsye qeveria në Athinë mbajti një takim krize të premten (30.7.2010).

Kushdo ka patentë do të lejohet të drejtojë kamionë

Më parë sindikatat e shoferëve të kamionëve kishin mbajtur një takim për të vendosur për hapat e mëtejshëm. Në fund ata vendosën ta vazhdojnë grevën në "formë dinamike", siç u shpreh pas takimit kryetari i sindidatës Jorgos Xorxatos.

Shoferët e kamionëve protestojnë kundër liberalizimit të planifikuar nga qeveria në sektorin e transportit. Projektligji parashikon ulje drastike të çmimit të licencave. Në të ardhmen kushdo që ka patentë kamionisti mund të punojë si shofer kamioni. Ligji i planifikuar është pjesë e marrëveshjes mes qeverisë greke dhe BE-së e FMN-së për shmangien e falimentimit shtetëror të vendit të zhytur thellë në borxhe.

Greva e kamonistëve në Greqi.

“Reforma është e domosdoshme për shoqerinë greke dhe do të avancohet patjetër”, deklaroi ministri i Transporteve Dhimitris Repas dhe i cilësoi grevistët si “të vetmit përgjegjës”. Qeveria ritheksoi se kamionistët grevistë do të ndiqen penalisht dhe mund të humbasin licencat. "Shteti nuk është i pambrojtur dhe shoqëria nuk është e pafuqishme", tha ministri Repas.

Angazhohet ushtria

Ndërkohë ushtria ka marrë përsipër furnizimin e strukturave të rëndësishme. Ushtarët do të ndihmojnë në kapërcimin e vështirësive të krijuara në spitale, në institucionet shtetërore, në centralet elektrikë dhe degë të tjera të ekonomisë. Marina do të ndihmojë për furnizimin e ishujve.

Autor: dpa/anagnosti/cama

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 31.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OYvR
  • Data 31.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OYvR