1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vazhdon dhuna në Greqi

Dhuna dhe shkatërrimet në Athine dhe qytete të tjera të Greqisë, njohën mbrëmë një spirale te re. Pas dy manifestimeve të mbrëmshme në Athinë nga grupe te rinjsh me maska janë shkatërruar shumë pjesë të qytetit.

Athinë, 7 dhjetor 2008.

Athinë, 7 dhjetor 2008.

Spiralja e dhunës, e shkatërrimeve dhe plaçkitjeve që pasoi dy manifestimet dinamike të mbrëmshme të protestës në qendër të Athinës, në kujtim të viktimës 16vjeçare të së shtunës dhe kundër represionit policor, duket se nuk ka të mbaruar dhe tani pyetja shtrohet se si do të dilet prej saj. Nga njëra anë banka, dyqane dhe automjete të shkatërruara dhe të djegura. Nga ana tjetër revoltë dhe indinjatë për dorëzimin e plotë të shtetit para grupeve vandaliste me maska, që digjnin për gjithë natën.

Athin�8 dhjetor, 2008.

Athin�8 dhjetor, 2008.

“Indinjatë e popullit dhe veçanërisht e rinisë që nuk pajtohet me atë çka ndodhë këto ditë,” thotë kryetari i grupit parlamentar të opozitës socialiste Janis Ragusis, i cili fajëson direkt qeverinë si të paaftë për të marrë situatën në dorë, duke u mjaftuar me dënimin e ekseseve. “Një qytet, tek i cili nuk mund të qarkullosh është një qytet i huaj,” thotë deputetja e Partisë Komuniste Lana Kaneli, e cila sheh një plan forcash të errëta pas degradimit të protestës së ligjshme për vrasjen e 15-vjeçarit që do të sjellë, sipas saj, frikësim të popullsisë dhe represion policor më të madh. “Ose do të ndalojmë politikën që armatosi dorën e vrasësit, politikën e mosdënimit dhe të inkriminimit të betejave shoqërore të rinisë, ose do të jetojmë gjithnjë me tmerrin” thotë kryetari i së majtës Aleksis Cipras.

Selaniku, 8 dhjetori 2008.

Selaniku, 8 dhjetori 2008.

Kjo politikë e mosdënimit ndaj organeve të rendit, që në rastin e emigrantëve është bërë normë, sipas analistëve, ishte ajo që detonoi revoltën antishtetërore, e cila i kaloi caqet e vendit dhe shpërtheu nga grupe anarkosindikaliste deri në përfaqësitë diplomatike në Berlin, Paris, apo Londër. “Një protestë pa dhunë dhe kundër dhunës” ishte apeli për ditën e sotme të varrimit të viktimës nga kryetari i Partisë Socialiste, Jorgos Papandreu, i cili kërkoi që t’i jepet fund qeverisjes së djathtë.

Menaxhimi i një situate të tillë nuk është aspak i lehtë për kryeministrin Karamanlis, i cili e fillon sot ditën me vizitën e tij te presidentii Republikës Papulias dhe pritjen në vijim në rezidencën e tij të kryetarëve të partive politike. Përgënjështrimi i mbremshëm zyrtar i spekulimeve se qeveria nuk ka ndërmend të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme në vend –një gjë e tillë do të detononte më shumë situatën- është një tregues i qartë i rrethit vicioz në të cilën ka hyrë vendi në sfondin më të gjerë të varfërisë, korrupsionit dhe skandaleve.

  • Data 09.12.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCBe
  • Data 09.12.2008
  • Autor Niko Anagnosti / Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCBe