1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdojnë trazirat në Irlandën e Veriut

Trazirat në rrugët e kryeqytetit të Irlandës së Veriut Belfast, kanë vazhduar edhe gjatë natës së të mërkurës (9.1.13). Grupe militante pro-britanike po i përdorin konfrontimet për synimet e tyre.

A loyalist protestor waves a Union Flag at Belfast City Hall, Belfast January 7, 2013. Violent protests flared in Northern Ireland as loyalists renewed their anger against restrictions on flying the union flag from Belfast City Hall. REUTERS/Cathal McNaughton (NORTHERN IRELAND - Tags: CIVIL UNREST POLITICS SOCIETY RELIGION)

Belfast

Belfasti nuk po gjen qetësi: rreth 60 policë janë plagosur dhe më shumë se 100 të dyshuar për akte vandale janë arrestuar. Në natën e gjashtë me radhë demonstrues të dhunshëm sulmuan me mjete zjarri, shishe dhe gurë, forcat e policisë në kryeqytetin irlandez. Konfrontimet e ditëve të fundit janë më të rëndat në provincë që prej marrëveshjes së paqes në vitin 1998, e cila i dha fund pas gati tre shekujsh konfliktit të Irlandës së Veriut.

Trazirave të fundit i parapriu një demonstrim kryesisht paqësor. Shkak për të u bë një zënkë për flamurin britanik. Administrata e qytetit të Belfastit vendosi në fillim të dhjetorit që flamuri të ngrihet mbi ndërtesat publike vetëm në pak ditë festash gjatë vitit, si p.sh. për ditëlindjen e Mbretëreshës. Që atëherë demonstrojnë luajalistët, të cilët i tremben një shkëputjeje të mundshme të Irlandës së Veriut nga Britania e Madhe.

Instrumentalizim nga militantët

Edhe fundjavën e kaluar Belfasti u trondit nga konfrontime të dhunshme. Disa individë të dhunshëm qëlluan mbi policinë, hodhën gurë, shishe dhe lëndë zjarri. Një burrë 38-vjeçar u akuzua për tentativë vrasje. Policia veri-irlandeze bëri të ditur se grupe pro-britanike kanë shfrytëzuar momentin dhe po i përdorin trazirat e forta për qëllimet e tyre. Edhe në dhjetor grupet militante u fajësuan se ishin bashkëorganizatorë dhe pjesëmarrës në valën e parë të dhunës. Sulmet e fundit i konfirmojnë këto supozime.

Loyalist protestors confront riot police at Belfast City Hall, Belfast January 7, 2013. Violent protests flared in Northern Ireland as loyalists renewed their anger against restrictions on flying the union flag from Belfast City Hall. REUTERS/Cathal McNaughton (NORTHERN IRELAND - Tags: CIVIL UNREST POLITICS SOCIETY RELIGION)

Policia bën të ditur se grupe pro-britanike kanë shfrytëzuar momentin dhe po i përdorin trazirat për qëllimet e tyre

Shqetësime për trazirat

Politikanë të lartë në Irlandën e Veriut e kanë dënuar valën e dhunës. David Ford, kryetar i partisë liberale Alliance Party deklaroi se dhuna që vlon prej ditësh në lindje të Belfastit "duhet kritikuar me gjithë ashpërsinë e mundshme". Alliance Party e pati mbështetur vendimin për reduktimin e ditëve, kur mbi ndërtesat publike ngrihet flamuri britanik. Ford bëri thirrje për një takim të të gjitha partive kryesore brenda kësaj jave për të demonstruar "angazhim të vërtetë për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët".

Pakënaqësi e fshehtë

Edhe pse sipas analistëve bëhet fjalë për një numër të vogël demonstruesish të dhunshën, ndërkohë që pjesa më e madhe janë paqësorë, ata janë të një mendje se palët janë të pakënaqura me atë që e perceptojnë si pabarazi në investime dhe infrastrukturë. Kryesisht punëtorët nga lagjet protestante ndihen të neglizhuar.

Si pasojë e krizës financiare në Irlandën e Veriut ka pak vende pune me kontrata pa afat. Analistët druajnë se trazirat e javëve të fundit mund ta përkeqësojnë situatën. Turistët mund të tremben nga ato çka mësojnë nga mediet për situatën në Irlandën e Veriut. Edhe investuesit mund ta konsiderojnë atë si rajon të paqendrueshëm.