1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdojnë protestat në Turqi

Njerëz nga shumë qytete turke po solidarizohen me protestuesit e Stambollit.

Demonstrata nisi në fillim të javës me një kamp proteste paqësore në "Parkun Gezi" në qendër të Stambollit. Natën e së enjtes (30.05.2013) njësitë policore turke iu kundërvunë demonstruesve. Ndërkohë, demonstratat janë zgjeruar në një protestë të përgjithshme kundër politikës së kryeministrit Erdoan në të gjithë vendin. Njerëzit janë duke kërkuar në demonstrata gjithnjë e më shumë dorëheqjen e qeverisë.

Türkei Gewalt gegen Demonstranten

Policia përdor ndaj protestuesve gaz lotsjellës dhe pompa uji

Fillimisht, protesta ishte drejtuar kundër planeve të qeverisë turke për transformimin e "Parkut Gezi" duke rindërtuar aty një kazermë osmane të shekullit të 18-të. Për këtë duhet të priten me qindra e pemë në park. Kjo kazermë do të ishte gjithashtu një qendër e re tregtare. Ky plan shkaktoi shumë protesta. Sipas tyre Stambolli me mbi 15 milionë banorë po betohet gjithnjë e më shumë thonë protestuesit.

Pezullimi përkohshëm i projektit

Pavarësisht demonstratave kryeministri Erdogan tha se vendimi për ndërtimin tashmë është marrë. "Ju mund të bëni ç'të doni. Ne e kemi marrë vendimin dhe to ta bëjmë atë që planifikojmë." e citon gazeta "Bugün" kryeministrin turk. Megjithatë Gjykata Administrative e Stambollit lëshoi një urdhër pezullimi për projektin. Ky vlen derisa Ministria e Kulturës dhe e Turizmit të shprehet në lidhje me ndërtimin e planifikuar. Sipas ish-ministrit të Kulturës dhe Turizmit në kabinetin e Erdoganit Ertugrul Günay "Ato pak hapësira të gjelbra të mbetura në lagjen Bejoglu të Stambollit nuk duhet të shndërrohen në një qendër tregtare, vetëm e vetëm se kështu dikush mund të nxjerrë një fitim nga ajo."

Presion përmes medive sociale

Protestat për parandalimin e prerjes së pemëve në parkun historik "Gezi" u organizuan kryesisht përmes Facebook dhe Twitter. Sipas Washington Post, pesë nga njëmbëdhjetë mesazhet kryesore në Twittter kanë të bëjnë me protestën në Stamboll. Në fotografitë e përcjella përmes mediave sociale shihet edhe sjellja brutale e njësive të policisë: njerëz, mes tyre edhe fëmijë, që policia mundohet t'i fusë në stacionet e metrosë duke përdorur bomba me gaz lotsjellës.

Në spitalin ushtarak në lagjen Gümüssuyu të Stambollit trajtohen të dëmtuarit nga gazi lotsjellës dhe presioni i ujit të zjarrfikësve. "Unë po luftoj këtu për Ataturkun, për paraardhësit e mi dhe nipërit e mbesat e mia. Ata duhet të kenë mundësi të jetojnë në një Turqisë europiane, në të cilin të drejtat e njeriut janë të shkruara me shkronja të mëdha," thotë për DW një 64-vjeçar, ushtarak në pension që merr pjesë në demonstratë.

Solidaritet në shumë qytete të Turqisë

Njerëz nga shumë qytete turke po solidarizohen me protestuesit e Stambollit. Sidomos në Ankara pati grumbullime protestuesish që donin të marshojnë edhe tek zyrat e kryeministrit, por u penguan nga policia me gaz lotsjellës.

Në Izmir protestuan rreth 10.000 vetë që mbanin parulla si "Sheshi Taksim është kudo, kudo ka rezistencë". Edhe në Izmir policia përdori ndaj protestuesve gaz lotsjellës dhe pompa uji. Protesta solidaritetit u zhvilluan edhe në Bursë, Eskisehir, Adana, Izmit, Konya, Samsun, Mersin dhe në qytete të tjera turke.