1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Vazhdojnë protestat në Pakistan

Në Pakistan kanë vazhduar edhe sot protestat. Në qytetin Multan u mblodhën rreth 1000 juristë për të protestuar kundër presidentit Musharaf. Sipas dëshmimtarëve okularë, në kryeqytetin Islambad ka pasur sërish përleshje mes juristëve që kanë demonstruar dhe policisë. Lidhjet e telefonisë mobile u ndërprenë. Që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme të shtunën në vend janë arrestuar më shumë se 1.500 vetë. Komisarja e BE-së për çështjet e jashtme, Benita Ferrero Valdner u shpreh: "Me të vërtetë është shumë e rëndësishme që në Pakistan të organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, të lirohen të burgosurit që të rivendoset e drejta, demokracia, si edhe të drejtat e njeriut." Presidenti amerikan Xhorxh Buxh është shprehur për herë të parë publikisht për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Pakistan. Në Uashington, ai i bëri thirrje presidentit pakistanez Pervez Musharaf për rikthim të menjëhershëm tek demokracia, mbajtjen e zgjedhjeve ashtu siç ishte planifikuar dhe dorëzimin e postit të kreut ushtrisë. Bush nuk u shpreh për ngrirjen e ndihmave amerikane ndaj Pakistanit. Ndërkohë qeveria në Islambad i hodhi poshtë kritikat amerikane duke i cilësuar ato si ndërhyrje në punët e brendshme.

  • Data 06.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C386
  • Data 06.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C386