1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdojnë protestat në botën arabe - Viktima në protestat në Bahrejn

Bahrejn - monarkia e vogël në Gjirin Persik, për një kohë të gjatë konsiderohej vend model në rajon. Por vendi me shumicë shiite përfshihet nga një valë protestash, ku kanë humbur jetën katër vetë.

default

Protesta në Bahrejn, 17.12.2011

Në shtetin e Bahrejnit forcat e sigurisë shtypën të enjten (17.02) me gjak lëvizjen e protestës. Në kryeqytetin Manama sipas të dhënave të opozitës janë vrarë së paku katër vetë, kur njësitë speciale larguan nga një shesh demonstruesit. Dëshmitarët okularë njoftojnë se forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Në Manama ka hyrë edhe ushtria.

Ndërkohë edhe në vende të tjera arabe ka pasur protesta. Në Libi protestat kundër kryetarit të shtetit Muammar el Gaddafi u shtrinë edhe në pjesë të tjera të vendit. Në përleshjet ndërmjet kundërshtarëve të tij dhe policisë duhet të kenë humbur jetën deri tani gjithsej shtatë vetë. Edhe opozita në Algjeri megjithë premtimet e qeverisë për reforma planifikon të zhvillojë marshime proteste.

Lëvizja protestuese në Bahrejn përfshin kryesisht shumicën shiite të popullsisë, e cila proteston kunder dinastisë sunite nën mbretin Mohamed bin Issa el Chalifa aufbegehrt. Që nga fillimi i kësaj jave në shtetin e vogël të Gjirit persik, Bahrejn po protestojnë me mijëra njerëz kundër politikës së qeverisë. Ata kërkojnë reforma politike dhe dorëheqjen e qeverisë: disa prej tyre kërkuan ndërkohë edhe përmbysjen e regjimit. Të inspiruar nga ngjarjet në Egjipt qindra prej tyre ishin vendosur në çadrat e ngritura në "Sheshin e Perlave" në Manama. Ata u shpërndanë të enjten (17.2.) në mëngjes me dhunë nga forcat e policisë.

Proteste in Bahrain Manama

Të plagosur nga protestat e së enjtes

Bahrejn - mes Iranit shiit dhe shteteve arabe sunite

Protestat kanë edhe një dimension fetar. Shteti i vogël ishull para brigjeve rë Arabisë Saudite është një rast i veçantë në rajon: në aspektin kulturor, fetar dhe politik ai ndodhet si nën ndikimin e Iranit shiit ashtu dhe të shteteve arabe në rajon me shumicë sunite. Kjo tradicionalisht ka shkaktuar trazira të brendshme në vend. Edhe pse shiitët përbëjnë diku rreth 70 për qind të popullatës në Bahrjin, ata që nga viti 1971 qeverisen nga një familje sunite nën Mbretin Sheik Hamad Bin Isa Al Kalifa. Janë pikërisht kundërthëniet fetare ato që kanë shkaktuar protestat, mendon analisti politik dhe eksperti i sigurisë nga Qendra për Hulumtime në Gjirin Persik në Dubai, Mustafa Alani. "Shoqëria e Bahreinit në aspektin fetar është e ndarë në shiitë dhe sunitë. Shumica e protestave organizohen nga shiitët. Dhe unë besoj që qeveria e Bahrejnit do të arrijë t'i fusë nën kontroll këto protesta për shkak se ato mbështeten edhe nga gjysma e popullatës sunite."

Ekspertë të tjerë janë të mendimit se trazirat në Bahrejn nuk kanë motive fetare dhe nuk janë një lëvizje protestuese e dirigjuar nga Irani, siç paraqiten shpesh nga një pjesë e udhëheqjes sunite dhe disa medie arabe.

Bahrain / Manama / Protest

Pamje nga protestat

Ekspertët: Protestat pasojë e diskriminimit të shiitëve

Studiuesja gjermane Isame Sabine Damir-Geilsdorf i ka kaluar tre javët e fundit në Behrain dhe tërheq vëmendjen se protestat në këtë vend nuk ndikohen drejtpërdrejt nga ngjarjet në Tunizi dhe Egjipt. Ato ndodhin po ashtu në dhjetëvjetoin e një premtimi të papërmbushur të pushtetit për organizimin e një referendumi për reformat demokratike në vend. Sipas Sabine Damir-Geilsdorf frustrimi nga korrupsioni dhe mungesa e perspektivës ekonomike janë shkaqet kryesore të valës së protestave. Nga to kryesisht janë të prekur shumica shiite. "Diskriminimi i shumicës shiite, e cila qeveriset nga një familje sundimtare sunite është i gjithëpranishëm: shiitët diskrimonohen. Ata kanë pak punë dhe mundësi karriere, ata nuk kanë pozita në polici apo ushtri. Fshatrat shiitë kanë infrastrukturë më të keqe se lagjet e banuara me sunitë. Kjo është e gjithëpranishme në Bahrejn."

Autor: Loay Mudhoon/Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 17.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10ILj
  • Data 17.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10ILj