1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdojnë protestat dhe arrestimet në Pakistan

Qindra policë u vërsulën të hënën ndaj avokatëve demonstrues në Lahore duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

default

Arrestime në Lahore

Forcat ushtarake pakistaneze reaguan sot me dhunë ndaj protestuesve në gjithë vendin. Në Lahore policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër juristëve, të cilët ishin mbledhur në një demostrojnë kundër presidentit Pervez Musharaf. Sipas dëshmitarëve okularë ka pasur shumë të plagosur dhe shumë të arrestuar.

Në ditën e tretë të gjendjes së jashtëzakonshme forcat e policisë kanë rrethuar edhe në zona të tjera të vendit ndërtesat e gjykatave për të penguar aksionet e protestave kundër gjendjes së jashtëzakonshme. Në kuadër të përpjekjeve për të shfuqizuar kushtetutën presidenti Pervez Musharraf shpalli të shtunën gjendjen e jashtëzakonshme, e cila e cila po shoqërohet edhe me një valë arrestimesh në masë. Në këtë kuadër deri tani njoftohet se janë arrestuar apo janë vënë në gjendje arresti shtëpie më tepër se 1600 politikanë të opozitës dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Ndër te arrestuarit ështe edhe kryetari i komisionit pakistanez të të drejtave të njeriut, Asma Jehangir. Zëdhënësi i partisë opozitare Liga Myslimane e ish-kryeministrit Navaz Sharif në Islamabad tha, se përpara lindjes së djellit erdhi policia dhe morri me vete dhjetra funksionarë dhe antarë të partisë.

Eksperti për politikën e Pakistanin Ikram Beghal shprehet i sigurtë, se Musharafi të gjitha këto i ka planifikuar me kohë:
"Unë mendoj, se kushdo e ka parashikuar këtë. Mendimi se diçka mund të ndodhë u përforcua qysh të enjten (01.11) tek pritej vendimi, nëse Musharafi në fillim të tetorit u zgjodh me të drejtë ose jo. Ndërsa të shtunën (3.11) trupat depërtuan në qytet me argumentimin gjoja për shkak të terroristëve. Por në analizë të thellë, kuptohet, që pritej vetëm vendimi i gjykatës supreme për të ndërmarrë hapa të tilla."

Gjykata supreme duhej të sqaronte, nëse Pervez Musharaf mund të kandidonte në zgjedhje duke qenë njëkohësisht komandant i forcave të armatosura. Musharafi me sa duket llogariste më shumë me një vendim negativ. Ndaj ai vendosi gjendjen e jashtëzakonshme.

Të shtunën pak pas mesnatës në televizionin shtetëror pakistanez u transmetua muzikë festive. Presidenti-gjeneral përshëndeti popullin e tij. Musharafi publikoi deklaratën e tij për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai foli një orë të tërë. Ai përmendi dhunën e ekstremistëve dhe terroristëve si dhe ndërhyrjen përmes drejtësisë dhe medieve. "Pakistani ndodhet në rrugën e destabilizimit dhe unë nuk mund të lejoj, që ky vend të kryejë vetëvrasje. Ndaj mu desh të ndërmarrë një aksion për të siguruar transformimin demokratik, që e kam iniciuar përpara tetë vjetësh."


  • Data 05.11.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C2m9
  • Data 05.11.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C2m9