1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vazhdojnë kërkimet në rrënoja -Më shumë se 600 të vdekur nga tërmeti në Kinë

Numri i të vdekurve nga tërmeti, në perëndim të Kinës arriti mbi 600. Forcat e shpëtimit po kërkojnë ende nën rrënoja të mbijetuarit. Por në rajonin e goditur nga katastrofa ndihmat po arrijnë shumë ngadalë.

default

Ndihmës duke nxjerrë nga gërmadhat të mbijetuarit

Televizioni shfaq pamjet e një aksioni shpëtimtar. Një grua nxirret e tronditur por, vetëm me disa lëndime të lehta nga rrënojat e shtëpisë së saj. Pamje këto, që rrisin besimin se mund të shpëtohen jetë të tjera njerëzish edhe pse mendohet, qc numri i viktimave do të rritet edhe më shumë. Ekipet e shpëtimit me ndihmën e qenve vazhdojnë kërkimin në gërmadhat e shtëpive të shkatërruara. Ushtarët vazhdojnë të largojnë rrënojat. Mijëra forca shpëtimtare dhe personel mjekësor nga krahinat fqinje janë mobilizuar për të ndihmuar. Qeveria urdhëroi ndihmat e menjëhershme. Një spikere lexon mesazhin në televizion:

China Erdbeben April 2010

"Në mënyrë që puna e ekipeve shpëtimtare të kryhet sa më mirë dhe të rezultojë efikase është ngritur një qendër koordinimi. Kemi gjithsej tetë grupe të ndryshme. Ato janë përgjegjëse për përkujdesjen mjekësore, për rindërtimin, për sigurinë sociale dhe kthimin sa më të shpejtë të njerëuve në jetën e përditshme."

Ekipet e shpëtimit punojnë me shpejtësi dhe në koordinim.

Kina ka mësuar nga përvoja e para dy viteve. Atëherë si pasojë e një tërmeti të fuqisë 8 ballë të Richterit patën humbur jetën rreth 87 mijë njerëz. Katastrofa pati ndodhur në krahinën fqinje Sichuan. Por megjithë urdhërin për dhënien ndihmave të shpejta humanitare vështirësi ka edhe në veriperëndim të Kinës, në Qinghai. Bëhet fjalë për zona të thella kodrinoro-malore, ku arrihet me shumë vështirësi. Rrugët, që të çojnë nga aeroporti në qytetin kryesor Jiegu dhe në rajonet përreth, janë shkatërruar pjesërisht nga tërmeti dhe kamionët me ndihma lëvizin shumë ngadalë. Edhe pse ndërkohë kanë arritur medikamentet, çadrat dhe batanijet e para, prapëseprapë nevojat janë shumë të mëdha. Vetë ekipet shpëtimtare nuk furnizohen si duhet, informon një reporter.

"Vetë forcat e shpëtimit nuk kanë pajisje të mjaftueshme, ata nuk kanë çadra, nuk kanë pallto, shumë prej tyre nuk kanë as ujë të mjaftueshëm për të pirë."

NO FLASH - China Erdbeben Helfer Suchhunde

Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes

Punën e ekipeve të shpëtimit dhe jetën e atyre, që i kanë shpëtuar fatkeqësisë e bën edhe më të vështirë moti i keq. Mijëra njerëz, që kanë mbetur pa çati mbi kokë kanë kaluar natën nën qiell të hapur në temperatura të ulta nën minus. Nga frika prej tërmeteve të tjera njerëzit nuk kthehen as në ato shtëpi, që kanë shpëtuar pa u shkatërruar nga tërmeti.

"Janë numëruar gjithsej 476 dridhje të tjera të tokës, tetë prej tyre kishin fuqi mbi 3 ballë të shkallës Richter. Ekspertët thonë se parashikohet edhe një tërmet tjetër, i cili mund të ketë fuqi mbi 6 ballë."

Kështu informon për gjendjen një reportere kineze.

"Në afërsi të epiqendrës përreth qytetit Jiegu tërmeti ka lënë pas vetes dëme katastrofale. Shtëpitë, shkollat, manastiret dhe urat janë shkatërruar. Autoritetet vlerësojnë se janë shkatërruar 85 përqind e ndërtesave."

Autori: Petra Aldenrath/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 15.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mwj3
  • Data 15.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mwj3